“Forbes”: Me një pasuri prej 1,4 miliardë dollarësh, Paul McCartney bëhet muzikanti i tretë më i pasur në botë
– Legjenda e muzikës britanike, Paul McCartney, ka arritur statusin e miliarderit, duke u renditur si muzikanti i tretë më i pasur në botë, sipas “Forbes”.
Pasuria e tij vlerësohet në 1,4 miliardë dollarë, duke u vendosur pas këngëtares Taylor Swift, me 2 miliardë dollarë, dhe reperit Jay-Z, me 2,8 miliardë dollarë.
Sipas revistës “Forbes”, pjesa më e madhe e pasurisë së McCartney-t vjen nga kompania e tij, “MLP Communications”, të cilën e themeloi në vitin 1969.
Kompania administron katalogun e tij muzikor, si dhe të drejtat e autorit të artistëve të tjerë.
Gjithashtu, një kontribut të rëndësishëm në pasurinë e tij, kanë dhënë edhe blerja e katalogëve muzikorë të artistëve të tjerë, si ai i Buddy Holly-t, si dhe të drejtat e partiturave të muzikalëve të Broadway-t dhe këngëve klasike të Krishtlindjeve.
Sipas raportimit të “Forbes”, pasuria e McCartney përfshin gjithashtu të ardhurat nga kompania “Apple Corps”, e lidhur me grupin “The Beatles”, turnetë koncertore, pasuritë e paluajtshme dhe koleksionin e tij të veprave të artit, ku përfshihen piktura të artistëve të njohur si René Magritte dhe Pablo Picasso.
McCartney përfiton 25% të të ardhurave të “Apple Corps”, e cila gjeneron rreth 50 milionë dollarë në vit nga transmetimet muzikore, shitjet e disqeve dhe produkteve promocionale të grupit. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.