Ekonomia

Në maj u ulën humbjet, u rritën arkëtimet për energjinë

Në fund të muajit maj arkëtimet nga energjia e faturuar u rrit me 35% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014-ës, ndërsa humbjet shënuan 31,25%, nga 36,8% që ishin vjet në të njëjtën periudhë.

Sipas OSHEE-së, nga parashikimi për të ardhurat për muajin maj me 4.53 miliardë lekë u tejkalua, pasi në fund të muajit u arrit vlera 4.98 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2014-tës, ishte 3.7 miliardë lekë.
Edhe niveli i humbjeve të energjisë në rrjet në muajin maj sivjet arriti në 31.25%, nga 36,8% që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2014, thanë burimet e OSHEE-së.

Rinisja e skemës lehtësuese për konsumatorët familjarë në muajin maj, që do vijojë deri në korrik, ka ndikuar në përmirësimin e performancës në këtë sektor, pasi kanë përfituar falje në masën 80% të kamatëvonesave rreth 10 mijë abonentë.

Deri tani, në total numri i debitorëve familjarë është 170 mijë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button