roze

Në plazh me Rita Orën

Ka qenë jashtëzakonisht e zënë gjatë këtij viti dhe për këtë arsye Rita Ora ka vendosur të shplodhet disa ditë në plazhin e Majemit.

Ditën e hënë, këngëtarja me origjinë shqiptare u fotografua me një kostum banjoje tringjyrësh (blu, jeshil dhe bardhë), që i nxirrte në pah format e saj të rrumbullakta.

Këtë vit, debutimi për herë të parë në jurinë e një “talent-show” muzikor për Rita Orën, si “X-Factor” në Britani, shënoi suksesin më të madh, pasi këngëtarja të cilën ajo e kishte në patronazh fitoi këtë konkurs.

Luisa Johnson, një 17-vjeçare me një zë të jashtëzakonshëm arriti të fitojë konkursin e talenteve të muzikes mes mijëra konkurruesve.

Një rol të veçantë në suksesin e Johnson ka edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila shkëlqeu si anëtare e jurisë përkrah Simon Coëell, njeriut më me influencë në botë në fushën e muzikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button