☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 115.10 ▲2.39%
ARI 4,678 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,587 ▼ -1.22% ETH $2,090 ▼ -2.59% XRP $1.3124 ▼ -2.4% SOL $79.1500 ▼ -3.84%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,678 ▼0.15 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 115.10 ▲2.39 % ARI 4,678 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Në prag të debatit të parë, sondazhet: Clinton me 6 pike para Trump

Vetëm pak ditë para debatit të parë që vë përballë Donald Trump dhe Hillary Clinton, kjo e fundit shënon një epërsi me 6 pikë ndaj miliarderit, të paktën kështu tregon sondazhi më i fundit kombëtar.

Ish-sekretarja e Shtetit kryeson me 45% ndaj 39% të atyre që mbështesin Trump. Rezultate të përafërta me këtë, tregojnë edhe sondazhe të tjera të zhvilluara kohët e fundit. Por sa i përket pyetjes se kush nga kandidatet duket më i sinqertë në retorikën e tij politike, 44% e votuesve mendojnë se Donald Trump flet më hapur sesa Clinton.

Ndërsa sa i përket problematikave më serioze në vend, votuesit shprehen me shumë besim tek ish-sekretarja e Shtetit, duke dhënë mendimin se Clinton ka platformë më premtuese për terrorizmin, hapjen e vendeve të punës, tregtisë dhe çështjes aq të debatuar të emigracionit. Por së fundmi, edhe Trump mori një lajm të mirë.

Ish-i nominuari republikan për kandidat për president, Ted Cruz, ka ofruar mbështetjen e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë të nëntorit në SHBA. Senatori nga Teksasi, i cili luftoi ndaj Trumpit me të gjitha mënyrat për t’ia hequr atij mundësinë e shpalljes kandidat zyrtar i republikanëve, tashmë u shpreh pro miliarderit.

Cruz tha se do të përmbushte premtimin e tij për të votuar kandidatin republikan, sepse nëse zgjidhet demokratja Hillary Clinton do të ishte “tërësisht e papranueshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.