Kosova

Ne Prishtine Mesha e Krishtlindjeve mbahet ne katedralen e Nene Terezes

Krishtlindjet u festuan edhe në Kosovë. Në Prishtinë ceremonia është mbajtur për herë të parë në katedralen e Nënë Terezës.

Në meshë kryeipeshkvi i Kosovës, Dode Gjergji tha për besimtarët që të mos kenë frikë nga e ardhmja e tyre. 

Ndërsa kryeministri Hashim Thaci, në urimin e tij drejtuar qytetarëve tha se, kjo festë përcon mesazhin e lindjes së besimit, shpëtimit, humanizmit dhe mirësisë për të gjithë njerëzit nëpër botë. 

“Qytetarët e Kosovës, të besimit katolik, këtë festë e kremtojnë me dinjitet dhe respekt të lartë në familjet e tyre, duke i dhënë shkëlqim dhe solemnitet respektit të vazhdueshëm për njeri-tjetrin”, u shpreh Thaci. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button