Kronika

Në Shqipëri 11 ekzekutime në 6 muaj

vrasja-e-artan-santosNë 6 muajt e fundit kane ndodhur 11 vrasje pa autor, shume prej te cilave te tipit mafioz.
Viktimat kanë qenë biznesmenë, punonjës të shtetit dhe persona me precedentë penale.

Në skenat kriminale nuk mungojnë ngjashmëritë, siç është përdorimi i motorëve dhe i skafandrave nga vrasësit.

Më 16 janar, ne vendin e njohur si “Bishti i Zhurit” ne Rrogozhine humbi jetën Astrit Gjepali, një eksponent i njohur i botes se krimit.

Ky i fundit kishte marre leje disa ditore nga burgu i Peqinit, pasi ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Bashke me te vdiq dhe një person tjetër.

Me 23 janar i kryhet atentat me eksploziv biznesmenit te ndërtimit Xhemal Çela ne Durrës. Një dite me pas i lënduari humb jetën ne Spitalin Ushtarak pas plagëve te renda qe mori gjate shpërthimit. Pista kryesore e hetimit, ishte aktiviteti si ndërtues i biznesmenit.

Dy persona mbeten te vdekur dhe një tjetër u plagos me 19 shkurt ne Milot. Sipas Policisë persona te paidentifikuar i kane zëne prit mjetit me te cilin po udhëtonin Klodian Ndreca dhe Taulant Prendi si dhe një person tjetër, duke i qëlluar me arme zjarri.

Atentat ndaj një tjetër biznesmeni ndërtimi, do te ndodhte me 26 shkurt ne rrugën “Budi” ne Tirane. Një sasi eksplozivi e vendosur ne lokalin e Armando Cekes, ka rezultuar me plagosjen e rende te tij, truprojes dhe juristit qe punonin për te.

Nje dite me vone, mbrëmjen e 27 shkurtit ne Vore, humbi jetën pas një shpërthimi me eksploziv Baki Xhabafti. Policia ngriti dyshimet se shkak i kësaj vrasjeje mund te jene bizneset e te ndjerit ose një hakmarrje e trashëguar.

Vrasja e radhës ndodhi ne Shkodër. Biznesmeni Ndue Cini u qellua me arme zjarri, ne momentin qe po i afrohej shtëpisë se tij. Sipas policisë kjo vrasje është kryer nga vrasës me pagese. Një dëshmitar tha se vrasësit ishin dy persona me motoçiklete.

Sulmi i radhës ishte ndaj kryekomunarit te Farkes, Fatbardh Plaku me datën 25 mars. Por ndryshe nga atentatet e tjera, këtë rast autoret e krimit përdoren antitank për te goditur shtëpinë e tij. Nga sulmi nuk pati lëndime ne njerëz, veç dëmeve materiale.

Me katër prill vriten dy persona ne fshatin Tapize ne fushe-Kruje. Njeri nga viktimat ishte Gjin Nika nga Bulqiza, biznesmen kromi ne këtë qytet. Por Nika ishte gjithashtu i dyshuar nga policia për një sere ngjarjesh kriminale, nder to edhe 2 vrasje.

Me 9 maj ne Berat vritet biznesmeni Adriatik Mustafaraj, 52 vjeç. Ai ishte ish-shef i qarkullimit rrugor ne këtë qytet. Sipas policisë atentatorët i kane zëne prite biznesmenit, dhe ne momentin qe ai ka dale nga nje lokal është qëlluar për vdekje.

Një person mbeti i vdekur mesditën e 1 qershorit në kryeqytet, pas një atentati ndaj tij me armë zjarri. Viktima ishte Viktor Skeja, 47 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrugën “Riza Cerova”, pasi viktima ishte duke dal nga automjeti i tij. Viktima kishte qenë Drejtori i CEZ në Laç dhe mësohet kishte precedentë penal si i akuzuar për trafik droge.

Ne 14 qershor ne Durrës, humbi jetën Kujtim Dyrmishi, 49 vjeç. Ai ishte bashkëpunëtor biznesi me Xhemal Çelen, biznesmenin tjetër, te cilit iu be atentat me eksploziv ne janar. Vrasja është kryer nga dy persona te maskuar te cilët i janë afruar biznesmenit me motor kur ky i fundit po hipte ne makinën e tij.

Per te ardhur se fundmi te vrasjen e biznesmenit Artan Santo, i cili u ekzekutua ne mënyre mafioze ne zonën e ish-bllokut. Dy persona te maskuar e qëlluan bankierin për vdekje, sipas një skenari tashme te njohur edhe ne krime te tjera: duke e ndjekur me motor e duke u fshehur pas skafandrave. Një rast i ngjashëm u shënua po ne zonën e ish-Bllokurt ne 24 mars ndaj këshilltarit te Gjykatës se Larte, Alban Dokushi-in, qe fatmirësisht shpëtoi. Makina e tij u qellua po nga dy persona qe lëviznin me motor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button