Në treg Harta Turistike e Shqipërisë
Albania Map & Guide në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës, hedhin në treg “Hartën Turistike të Shqipërisë”, një produkt që, në bashkëpunim me bizneset e turizmit, me grupet e interesit, me njësitë vendore, do të bëjnë që të plotësohen nevojat e turistëve dhe vizitorëve për alternativa të ndryshme në blerje, prakticitet në informacion dhe çmime, për vende të preferuara dhe të spikatura në natyrën dhe kulturën Shqipëtare. Përveç kësaj, hotelet dhe agjencitë e shohin këtë hartë si një produkt të domosdoshëm për nevojat e klientëve të tyre, që do t’u shërbeje jo vetëm bizneseve, por edhe të interesuarve për të vizituar vendin tonë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.