Negociatat me BE, ambasadorja franceze: Vendimi do merret në unanimitet
Nga Korça, Vasac tha se dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse Franca ka miqësi të vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Nuk dua të fshihem pas gishtit. Ju keni ngritur pyetjet për rrugën europiane. Ju prisni, ne presim të gjithë bashkë përgjigjen e rëndësishme. Ne nuk dimë çfarë vendimi do jepet. Ky vendim do merret në unanimitet. Dje kancelarja Merkel dhe Macron janë takuar në një takim të rëndësishëm. Janë pyetje që na shpëtojnë dhe nuk i kapim dot. Është e vërtetë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin një vendim për hapjen e negociatave për në BE. Por ka subjekte që janë po aq të rëndësishëm siç është çështja e BREXIT. Ky është një problem i madh jo vetëm për Francën, por gjithë vendet e Europës dhe na intereson të gjithëve. Por ka gjithashtu subjekte të tjera siç është subjekti i evenimenteve në Siri. Është gjithmonë kështu. Aktualiteti vonon mbledhjet e veta. Por dijeni që dosja e hapjes së negociatave për Shqipërinë është shumë e rëndësishme sepse ne jemi miqësi e vjetër me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ambasadorja.