🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,444 ▼ -1.91% ETH $2,201 ▼ -1.75% XRP $1.3312 ▼ -1.16% SOL $82.0600 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Negociatat, Michel takon Ramën: Do flasim në qershor, por iu mbështesim

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel mbërriti pasditen e djeshme në një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga Kryeministri Rama. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama u pyet nëse në kuadër të ftesës që ai i ka bërë Bashës për bashkëpunim për hapjen e negociatave:A do të udhëtonte me kreun e opozitës për të zhvilluar takime në kancelaritë kryesore europiane për këtë çështje.

“Pyetja s’ka nevojë për përgjigje. Do të ishte shumë e vlefshme nëse ajo do të ndodhte”, theksoi Rama duke vënë në dukje se është i gatshëm të udhëtojë me Bashën për takime në europë që do të mundësonin hapjen e negociatave.

Në fjalën e tij kryeministri belg Michel shprehu mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

“Ne vlerësojmë përpjekjet që janë marrë nga qeveria Rama në fushën e së drejtës, në reformën në drejtësi. Nuk janë të lehta për t’u zhvilluar. Rekomandimi hap mundësinë pa kushte drejt anëtarësimit, por në javën e ardhshme do të ketë bisedime shumë të rëndësishme në gjirin e BE. Në Sofje do të diskutohet për të ardhmen e BE dhe të rajonit. Ramë dakord të ruajmë një dialog të ngushtë për të nxitur zhvillimet mbi vendimin që do të merret në qershor. Ne do të shprehemi në qershor, por tani dëshirojmë që të vazhdojmë përpjekjet e afrimit të Shqipërisë me BE”, tha Kryeministri belg.

Më tej, Charles Michel theksoi se dy vendet po punojnë për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

“Dua të theksoj disa elemente. Vendosmëria për të punuar së bashku në të gjitha fushat, në planin politik, diplomatik, por po përpiqemi të forcojmë marrëdhëniet ekonomike tregtare. Gjatë këtij takimi evidentuam disa iniciativa konkrete”.

Michel foli edhe për partneritetin në fushën e emigracionit. “Dua të theksoi përpjekjet nga autoritetet për të pasur një partneritet të ndershëm dhe cilësor në fushën e emigracionit. Është e rëndësishme të punojmë së bashku, për të parandaluar format e emigracionit ilegal. Një pikë e rëndësishme është edhe ambicia që kemi për të luajtur një rol kyç sa i përket reformave të bashkimit europian. Kjo e ardhme e BE kalon edhe mbi marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit”.

Ndërkohë, Kryeministri Rama u shpreh se është diskutuar në takim për një rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. “Jemi takuar në mënyrë të përsëritur së fundmi dhe kemi diskutuar për perspektivën europiane të Shqipërisë, por edhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, i cili nuk e pasqyron cilësinë e shkëlqyer të marrëdhënieve politike. Sot, biseda u përqendruar te progresi i prioriteteve që e lidhin Shqipërinë me destinacionin europian, por edhe me raportin pa kushte të KE. Ndan mendimin se me marrjen e rekomandimit nis një fazë e re për vendin. Folëm edhe për sfidat që lidhen me këtë proces në vijim”.

Kryeministri, sa i përket integrimit në BE, tha se Shqipëria ka mbështetjen edhe të Belgjikës. “Ne besojmë që Shqipëria meriton një vendim për hapjen e negociatave. Jemi të vetëdijshëm që hapja e negociatave nuk është fundi i përpjekjeve, por fillimi i një faze të re. Ne kemi besim që në këtë përpjekje kemi edhe mbështetjen e Belgjikës dhe partnerëve europianë”.

Rama tha se u diskutua edhe par rajonin. “Diskutuam edhe për ecurinë e bashkëpunimit rajonal dhe nuk është rastësi që Kryeministri ndaloi në Tiranë, por do ta vazhdojë vizitën e tij edhe në Beograd, duke dhënë një mesazh të qartë për mbështetje ndaj vendeve të rajonit”.

Ditën e nesërme, kryeministri belg do të fluturojë drejt Serbisë ku do të takohet me homologen e tij Ana Brnabiç dhe presidentin Vuçiç.

Vizita e Charles Michel vjen vetëm pak ditë pasi Shqipëria ka marrë një rekomandim pozitiv pa kushte për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Siç e ka shprehur edhe në një takim me Ramën në Forumin Ekonomik të Davosit, për Michel dhe Belgjikën prioritet është forcimi i marrëdhënieve strategjike me Shqipërinë për të mbështetur vendin në progresin drejt demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të lirive themelore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.