☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.39 ▼1.03%
ARI 4,721 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,726 ▲ +3.98% ETH $2,151 ▲ +5.18% XRP $1.3526 ▲ +4.05% SOL $82.5900 ▲ +3.38%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.39 ▼1.03 % ARI 4,721 ▲0.89 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.39 ▼1.03 % ARI 4,721 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nënë Tereza mund të shenjtërohet vitin e ardhshëm

Nënë Tereza mund të shenjtërohet vitin e ardhshëm nga Papa Françesku, pasi Vatikani ka gjetur një person i cili është kuruar nga tumori në tru pas lutjeve të vazhdueshme për ndihmë nga ajo.

Një delegacion është dërguar në Brazil për të investiguar “mrekullinë” që mësohet të ketë ndodhur në Sao Paulo. “Daily Mail” shkruan se kanonizimi mund të bëhet tw dielwn e 4 shtatorit tw vitit 2016, në përvjetorin e 19 të vdekjes së saj.

Nënë Tereza është lumturuar nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003 pasi menjëherë pas vdekjes së saj u gjet mrekullia e parë, ndërsa kjo e dyta mund edhe ta shenjtërojë.

Në fillim të këtij viti, Ati Elmiran Ferreira Santos iu ka thënë autoriteteve kishtare se një njeri është shëruar nga tumori në tru vetëm pas lutjeve të vazhdueshme të gruas së tij për ndërhyrjen e Nënë Terezës.

Tumori çuditërisht është zhdukur dhe personi i sëmurë është larguar nga kujdesi intensiv vetëm dy ditë më vonë. Mjekët besohet të jenë habitur nga shërimi i këtij personi, duke bërë që dy zyrtarë nga Vatikani të shkojnë dhe të interesohen me tepër për këtë rast.

Megjithatë, Vatikani zyrtar nuk ka pohuar dhe as mohuar nëse Nënë Tereza do të shenjtërohet vitin e ardhshëm.

Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Reverend Frederico Lombardi ka thënë se është shumë shpejtë të jepet ndonjë përgjigje për këtë. Ai ka kujtuar se Papa Françesku duhet të aprovojë një mrekulli me ndërhyrjen e Nënë Terezës para se ajo të shenjtërohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.