☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 85.21 ▲0.24%
ARI 4,691 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,657 ▲ +4.66% ETH $2,506 ▲ +3.1% XRP $1.5264 ▲ +4.05% SOL $101.7000 ▲ +8.62%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.21 ▲0.24 % ARI 4,691 ▼0.14 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.21 ▲0.24 % ARI 4,691 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Politika

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu: Integrimi evropian është një projekt kombëtar

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu iu bashkua aktivitetit për Dialog Politik me fokus “Anëtarësimi në BE: Përforcimi i Cilësisë Legjislative Përmes Vendimmarrjes Gjithëpërfshirëse” të organizuar nga IDM (The Institute of Democracy and Mediation). Gjatë fjalës së mbajtur, Spahiu tha se: “Kuvendi e ushtron funksionin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare, duke siguruar mekanizma efektivë monitorimi, raportimi dhe kontrolli parlamentar.”

“Procedura e përshpejtuar nuk cenon kontrollin parlamentar. Ajo përfshin shqyrtimin në komisionet përkatëse, rolin e Komisionit për Çështjet Evropiane në verifikimin e përputhshmërisë dhe votimin në seancë plenare. Pra, bëhet fjalë për një instrument që ndikon në afatet, por jo në standardet e procesit. Në këtë kuadër, dua të theksoj qartë se procedura e përshpejtuar nuk do të aplikohet në mënyrë automatike për çdo projektligj, por vetëm në raste të justifikuara nga dinamika e procesit të negociatave.”, tha nënkryetarja Klodiana Spahiu duke sjellë si shembuj praktikat e ndjekura nga vendet europiane ndërsa u shpreh e hapur për bashkëpunim me të gjitha palët.

“Praktikat europiane dëshmojnë se përdorimi i procedurave të përshpejtuara për legjislacionin e integrimit është një standard i konsoliduar. Kroacia, Sllovenia, Bullgaria dhe Rumania kanë përdorur procedura fast-track, ndërsa Polonia dhe Çekia kanë aplikuar mekanizma si ligjet “omnibus”. Në vendet baltike dhe në Sllovaki është vendosur prioritizimi automatik i legjislacionit të integrimit në kalendarin parlamentar, ndërkohë që komisionet për çështjet evropiane luajnë një rol kyç në garantimin e përputhshmërisë me acquis.”, tha ajo.

Për nënkryetaren e Kuvendit “përvoja e Kroacisë gjatë procesit të anëtarësimit mbetet një model i rëndësishëm referimi.”

“Parlamenti kroat luajti një rol aktiv në miratimin e legjislacionit, mbikëqyrjen e negociatave dhe ndërtimin e konsensusit politik, duke krijuar mekanizma të posaçëm për koordinim dhe kontroll.”, u shpreh Spahiu.

Aplikimi i kësaj procedure, sipas nënkryetares së Kuvendit, nuk përjashton konsultimin publik.

“Detyrimet ligjore për transparencën dhe përfshirjen vijojnë të zbatohen, ndërsa projektligjet publikohen dhe palët e interesuara kanë mundësi të japin kontributet e tyre. Në praktikë, projektligjet e përafrimit janë shpesh të konsultuara që në fazën e hartimit, duke e bërë shqyrtimin parlamentar një fazë të avancuar të procesit.”, pohoi Spahiu duke theksuar se integrimi evropian është një projekt kombëtar.

Të pranishëm në tryezën e organizuar nga IDM ishte dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, ai i Suedisë Niklas Ström, deputetë të partive politike dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.