☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 77.08 ▼0.27%
ARI 4,401 ▲2.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,911 ▲ +0.75% ETH $1,915 ▲ +0.42% XRP $1.0226 ▼ -1.37% SOL $73.6300 ▲ +1.04%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.08 ▼0.27 % ARI 4,401 ▲2.37 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 77.08 ▼0.27 % ARI 4,401 ▲2.37 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
08 Aug 2026
Breaking
Politika

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu: Integrimi evropian s’duhet të jetë fushë beteje politike

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu u ka bërë thirrje të gjitha forcave politike për dialog konstruktiv dhe angazhim të përbashkët në procesin e integrimit europian, duke theksuar se ky proces nuk duhet të kthehet në arenë konfrontimi politik.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Spahiu nënvizoi se integrimi në Bashkimin Europian duhet të shndërrohet në pikën e bashkimit kombëtar, përtej ndarjeve politike.

“Integrimi europian nuk duhet të jetë fushë beteje politike. Ai duhet të jetë pika ku bashkohemi si komb. Sepse përtej bindjeve tona politike, ne kemi një përgjegjësi ndaj brezit të ri: t’i lëmë Shqipërisë institucione më të forta, drejtësi më të drejtë, ekonomi më konkurruese dhe demokraci më funksionale”, tha Spahiu.

Ajo shtoi se procesi i integrimit nuk është më thjesht një aspiratë politike, por është shndërruar në një nismë konkrete transformimi ekonomik, institucional dhe shoqëror, që prek drejtpërdrejt jetën e çdo qytetari dhe çdo sektori në vend.

Spahiu vuri në dukje angazhimin aktiv të Shqipërisë në zbatimin e Planit të Ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një nga iniciativat më të rëndësishme strategjike të Bashkimit Europian për rajonin.

“Le ta bëjmë këtë proces një projekt të përbashkët kombëtar, ku çdo qytetar ndjen se është pjesë e ndryshimit. Sepse Shqipëria europiane do të ndërtohet nga një shoqëri që beson tek vlerat europiane, demokracia dhe fuqia e bashkëpunimit”, theksoi në fund të fjalës së saj nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.