☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,472 ▲ +0.12% ETH $1,584 ▲ +0.39% XRP $1.0594 ▲ +1.05% SOL $72.2300 ▲ +2.18%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Politika

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, për CMG-në: Thellim i bashkëpunimit në inteligjencën artificiale dhe turizëm

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, zhvilloi një vizitë në Kinë, ku mori pjesë në një aktivitet të rëndësishëm mes drejtuesve lokalë të Shangdong dhe atyre të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG), zonja Spahiu tha se ky aktivitet kishte vlerë të madhe për të shkëmbyer eksperienca midis drejtuesve lokalë.

Spahiu vlerësoi ndër të tjera arritjet e kësaj province, që në dy dekadat e fundit ka pasur një zhvillim shumë të madh, si në fushën e teknologjisë, në fushën e inovacionit, në prodhimin industrial, në turizëm dhe arsim.

E pyetur mbi mundësitë e  bashkëpunimit në të ardhmen, zonja Spahiu tha se Kina dhe Shqipëria kanë shumë hapësira për të bashkëpunuar. Zonja Spahiu veçoi një nga fushat ku Shqipëria ka pasur zhvillim të madh vitet e fundit, siç është inteligjenca artificiale.

“Ne jemi përpjekur vitet e fundit që të bëjmë një transformim rrënjësor, sidomos në përfitimin e shërbimeve publike, për t’i bërë sa më lehtësisht të arritshme për qytetarët nëpërmjet teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Mendoj se në këtë fushë kemi shumë për të bashkëpunuar”,- tha ajo.

Sipas zonjës Spahiu, turizmi është një tjetër sektor ku mund të intensifikohet bashkëpunimi dhe një nga hapat e parë do të ishte vendosja e një linje direkte ajrore me Shqipërinë.

Ajo vlerësoi zhvillimin e jashtëzakonshëm që ka pasur Kina,  sidomos në dy dekadat e fundit, ndërsa miliona njerëz kanë dalë nga varfëria, sipas standardeve të OKB-së.

“Jeni për t’u përgëzuar si komb që punoni kaq fort dhe që nën drejtimin që keni intensifikuar dhe keni përqafuar teknologjitë e reja, por duke mos harruar asnjëherë tradicionalen tuaj”,- tha nënkryetarja Spahiu.

Zonja Spahiu shprehu edhe falënderimet për ndihmën që Kina i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira, siç ka qenë tërmeti në vitin 2019, pandemia apo përmbytjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.