Ekonomia

Nënshkruhet kontrata e konsulencës “Strategjia e Taksimit Rrugor në Shqipëri”

Objektivi kryesor i këtij projekti është përgatitja e strategjisë së taksimit rrugor duke ofruar një dokument strategjik për Qeverinë Shqiptare mbi përdorimin e taksës rrugore në Shqipëri. Struktura e tarifave do të identifikohet në kontekstin e praktikave më të mira evropiane dhe legjislacionin përkatës të BE-së.


DSC_0006
Marrëveshja e Grantit adreson nevojën për një Strategji të Taksimit Rrugor (STRr), ku të përcaktohen objektivat dhe qëllimet e vënies së taksës, si dhe identifikimi i sektorëve potenciale të mundshëm për taksim. Kjo strategji do të përfshijë analizën në nivel politikash, duke përcaktuar mënyrën optimale të përdorimit të taksës rrugore në rrjetin rrugor në Shqipëri dhe identifikimin e segmenteve rrugore potencialisht të përshtatshme për aplikimin e taksës rrugore. Hartimi i kësaj strategjie do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qeveritare, për të qenë në të njëjtën linjë me politikat dhe programin e qeverisë, duke përfshirë edhe Planin Kombëtar Shqiptar të Transportit.

Granti prej rreth 150.000 Euro është financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për të mbështetur reformën në sektorin rrugor dhe afati i përfundimit të projektit dhe hartimit të strategjisë është 8 muaj. Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button