☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.68 ▲0.44%
ARI 4,834 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,167 ▼ -0.74% ETH $2,328 ▼ -2.47% XRP $1.3560 ▼ -1.24% SOL $83.1800 ▼ -3.37%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.68 ▲0.44 % ARI 4,834 ▼0.34 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.68 ▲0.44 % ARI 4,834 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Nënshkruhet marrëveshja prej 53 milionë eurosh për ndërtimin e by pass-it të Vlorës

Ndërtimi i by pass-it të Vlorës, një ndër zonat me potencialin më të madh turistik në vend, do të përfundojë brenda 30 muajsh.

Ministri-Haxhinasto-Foto-Agim-DobiNë ministrinë e Transportit dhe Infrastruktures u nënshkrua të enjten marrëveshja mes kompanisë “Serenissima Construction International” dhe Autoritetit Kombëtar të Rrugëve për ndërtimin e by pass-it.

Ky projekt është finacuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve dhe Delegacioni i Komisionit Europian në vlerën 53 milionë euro.

Ministri Haxhinasto Foto Agim Dobi (1)Ministri i Trasporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, duke e konsideruar si shumë të rëndësishëm projektin, kërkoi nga kompania kontraktore të respektojë afatet e përfundimit të veprës, si dhe zbatimin e standardeve bashkohore europiane.

Ndërtimi i by-passit të Vlorës, tha ai, do t’i japë frymëmarrje qarkullimit në qytetin e Vlorës, një nga zonat me potencialin turistik më të madh që ka vendi dhe sigurisht, por edhe lëvizjes drejt jugut.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Serenissima Construction International”, Giuseppe Nardi shprehu angazhimin se do të punohet sipas standardeve bashkohore dhe projekti do të përfundojë brenda afateve.

PROJEKT (1)“Aktualisht po punojmë me ministrinë e Transportit dhe ARRSH-në për by pass-in e Fier, ndaj kemi raport mes nesh dhe dimë si punojmë reciprokisht. Ndaj dhe ne do të angazhohemi që punimet në Vlorë të ecin shpejt, duke qënë se është edhe një arterie që komuniteti ka kaq nevojë dhe që do ti japë zhvillim turizmit, në një zonë kaq të bukur” tha Nardi.

Gjatësia e këtij aksi është 29 km. Bypass do të ketë dy korsi në ngjitje dhe një në zbritje dhe parashikon ndërtimin e 6 urave kryesore me gjatësi 50–150 m.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.