“Nest” nxjerr kamerat e sigurisë HD
Firma e produkteve ‘të zgjuara’ ka lancuar kamerën që ndjen lëvizjet në shtëpinë e përdoruesit dhe i dërgon atij alarm, nëpërmjet një aplikacioni në telefonin smart.
Kamera do të ketë një mënyrë shikimi edhe natën, dhe klientët duhet të paguajnë për ruajtjen e këtyre videove për 30 ditë, thotë “Nest”.
Firma gjithashtu ka bërë të ditur edhe përditësimet në termostatin e saj dhe detektorin e pirjes së duhanit. Ky është produkti i parë i kësaj kompanie që lancohet, pas blerjes nga Google në janar 2014.
Kamera “Nest”, lancimi i të cilës vjen pasi kjo kompani bleu Dropcam qershorin e kaluar, do të regjistrojë në formatin “High Definition”, me rezolucionin 1080p. Shitjet do të nisin në korrik në Britani, Irlandë, Francë, Holandë dhe Belgjikë.
Kjo kamera është ndërtuar mbi themelet e dizejnimit të Dropcam. Ajo do të transmetojë video live dhe klientët do të paguajnë tarifat e abonimit për të mbajtur videot për 10 apo 30 ditë, në varësi të pagesës.