Netanyahu: Do ta godasim Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme
Izraeli do të vazhdojë ta godasë lëvizjen islamike pro iraniane Hezbollah kudo që të jetë e nevojshme, deklaroi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërsa bombardimet izraelite në Liban vazhdojnë dhe, sipas autoriteteve libaneze, kanë shkaktuar më shumë se 200 viktima vetëm një ditë më parë.
“Ne vazhdojmë të godasim Hezbollahun me forcë, saktësi dhe vendosmëri”, shkroi Netanyahu në rrjetin social X.
“Mesazhi ynë është i qartë. Kushdo që sulmon civilët izraelitë do të goditet. Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rikthejmë plotësisht sigurinë për banorët e veriut të Izraelit”, shtoi ai.
Ushtria izraelite njoftoi sot në mëngjes se ka eliminuar Ali Youssouf Harchi, sekretar personal dhe nip i liderit të Hezbollahut.
Në një deklaratë tjetër, ushtria tha se gjatë natës ka goditur dy pika kyçe kalimi të përdorura nga terroristët dhe komandantët e Hezbollah-ut (…) për të transferuar mijëra armë, raketa dhe lëshues”.
Nga ana e tij, ministri izraelit i Mbrojtjes Israel Katz deklaroi në një video se “më shumë se 200 terroristë u eliminuan dje” në Liban.
Sipas tij, organizata terroriste Hezbollah po kërkon armëpushim dhe mbështetësit e saj iranianë po ushtrojnë presion dhe po bëjnë kërcënime, nga frika se Izraeli mund ta shkatërrojë plotësisht atë./ /Ad.Ab./ a.jor.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.