🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,576 ▼0.08%
DOW 46,266 ▲0.13%
NASDAQ 21,843 ▼0.47%
NAFTA 91.37 ▲3.68%
ARI 4,414 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $69,998 ▼ -1.96% ETH $2,137 ▼ -2.02% XRP $1.4031 ▼ -4.01% SOL $89.7400 ▼ -2.38%
S&P 500 6,576 ▼0.08 % DOW 46,266 ▲0.13 % NASDAQ 21,843 ▼0.47 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,414 ▲0.15 % S&P 500 6,576 ▼0.08 % DOW 46,266 ▲0.13 % NASDAQ 21,843 ▼0.47 % NAFTA 91.37 ▲3.68 % ARI 4,414 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kronika

Neutralizohet zjarri në Tepelenë, digjen rreth 3 hektarë pyje

Flakët e zjarrit të nisura mbrëmë rreth orës 21:30 në kodrën e qytetit të Tepelenës janë vendosur nën kontroll pas mbërritjes së helikopterit nga Tirana në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zjarri ka vijuar gjatë gjithë natës dhe aktualisht raportohet se janë djegur rreth 3 hektar me pyje.

Era ka favorizuar përhapjen e flakëve gjatë natës. Kanë qenë rreth 30 banesa që ndodheshin të rrezikuara nga zjarri.

Fatmirësisht era ka qenë në krah të kundërt të banesave dhe janë dashur mbi 3 orë të neutralizohen flakët dhe të shmanget rreziku ndaj banesave.

Nga zjarri rrezikoheshin lagjja ‘15 shtatori’, spitali dhe depot e ujit, të cilët ndodheshin rreth 500 metra afër vatrës së zjarrit, por tani situata është normalizuar dhe situata është nën kontroll.

Emergjencat Civile dërguan shërbimet e gatshme, ndërsa me flakët u përballën fillimisht zjarrfikësit e Tepelenës, me 6 automjete dhe kanë arritur t’i vënë nën kontroll.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Në terren janë akoma shërbimet e Emergjencave Civile 20 forca ushtrie dhe zjarrfikëset nga Gjirokastra, të cilët po normalizojnë situatën.

Në një prononcim për News24, prefekti i qarkut Gjirokastër dhe lajmin e mirë se situata është nën kontroll dhe se nuk ka më rrezik për banesat.

“Zjarri filloi rreth orës 21:30, dhe rrezikoheshin rreth 20-30 familje të cilat kishin banesat rreth 500 metra nga vatra e zjarrit. Ushtria dhe zjarrfikësit bënë betejë me zjarrin dhe arritën të marrin situatën nën kontroll. Vatra e zjarrit është larg nga banesat dhe nuk ka më asnjë rrezik. Situata është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje nga ajri me helikopter”, tha prefekti i qarkut Gjirokastër Flamur Bime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.