☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.23 ▲2.19%
ARI 3,981 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,390 ▼ -3.47% ETH $2,237 ▼ -3.82% XRP $1.2481 ▼ -3.39% SOL $96.5400 ▼ -3.86%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.23 ▲2.19 % ARI 3,981 ▼1.25 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.23 ▲2.19 % ARI 3,981 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

Newcastle, trajneri Howe: Po e lë klubin në duar të mira

Newcastle United njofton se Eddie Howe e ka informuar klubin për vendimin e tij për t’u larguar nga posti i trajnerit. Trajnerët e tjerë, Jason Tindall, Graeme Jones, Stephen Purches dhe Simon Weatherstone, si dhe Drejtori i Fitnesit Dan Hodges, gjithashtu do të largohen nga klubi.

“Pas një periudhe reflektimi personal, kam vendosur që tani është koha e duhur për mua të largohem nga posti i trajnerit të Newcastle United. Pas gati pesë vitesh përkushtimi ndaj klubit me energji të pakursyer, besoj se është në interesin tim dhe të klubit të tërhiqem, të rimbushem me energji dhe të bëj një pushim”, tha Howe.

“Edhe pse ka qenë tepër e vështirë të marr këtë vendim, e di në zemrën time se është i duhuri. Gjithmonë i kam vënë interesat e Neëcastle para interesave të mia në çdo vendim që kam marrë që kur kam ardhur këtu, dhe kjo nuk bën përjashtim. Ka qenë privilegji më i madh i jetës sime të kem qenë trajner i Newcastle United. Është e vështirë të përshkruaj me fjalë se çfarë do të thotë ky klub, ky qytet dhe tifozët e tij për mua dhe familjen time”.

“Që nga momenti që unë, Jason dhe i gjithë stafi mbërritëm pothuajse pesë vjet më parë, u ndjemë si në shtëpi dhe njerëzit na pritën me krahë hapur. Ne kemi qenë jashtëzakonisht krenarë që përfaqësojmë klubin që nga dita e parë, dhe ky qytet do të mbajë gjithmonë një vend të veçantë në zemrat tona”, shtoi trajneri.

“Mbetem jashtëzakonisht pozitiv dhe entuziast për të ardhmen e Newcastle. Klubi është në duar të shkëlqyera, me një ekip menaxhimi të klasit botëror, dhe nuk kam dyshim se së bashku, me këdo që më zëvendëson, do të vazhdojmë të arrijmë sukses në fushë”, vazhdoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.