Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,868 ▲ +1.58% ETH $2,241 ▲ +2.26% XRP $1.3475 ▲ +0.72% SOL $84.2700 ▲ +1.24%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kuriozitete

NFL, lojtari mysliman shënon dhe falet, por gjyqtari e ndëshkon

Husain_Abdullah_Penalty_Flag_NFL_Chiefs_Muslim_Celebration_Prayer-320x200Një tjetër rast që e çon futbollin amerikan në qendër të polemikave, pas raportit mbi numrin e lartë të lojtarëve në aktivitet të përfshirë në vepra penale, më i larti se në çdo sport tjetër. Në skenë ka dalë tashmë diskriminimi fetar.

Husain Abdullah, lojtar i repartit mbrojtës të Kansas Siti Chiefs, ka shënuar mbrëmë në “touchdown”-in e dytë të karrierës së tij në NFL, ose siç njihet ndryshe futbolli amerikan (i ngjashëm me regbinë), pasi kishte marrë një pasim nga Tom Bredi në ndeshjen e fituar nga Chiefs kundër N.E.Patriots, 41-14.

Menjëherë më pas, për të festuar, Abdullah, që është mysliman, u ul në gjunjë dhe u fal pa e hequr kaskën mbrojtëse, duke u drejtuar drejt Mekës me kokën në tokë.

Për këtë është ndëshkuar nga gjyqtari për sjellje antisportive, gjë që i solli edhe një penalizim me 15 yards për Kansas Sitin në aksionin pasardhës.

Por tani, duke parë që ky vendim shkaktoi polemika mes tifozëve të NFL-së, në rrjetin social, zv.presidenti i komunikimit në ligë, Majkëll Sinjora, ka shkruar në “Twitter”: “Ishte një vendim i gabuar ai i gjyqtarit: Abdullah nuk duhej ndëshkuar”.

Dhe kjo, pavarësisht se në NFL-ka ka rregulla të ashpra sa i takon festimeve dhe golave. Për shembull është e ndaluar të festohet duke u shtrirë në tokë. Por sipas Sinjorës, bëjnë përjashtim gjestet fetare: “Abdullah nuk duhej të ishte ndëshkuar, sepse mes dispozitave të dhëna gjyqtarëve, ekziston fakti që nuk duhet penalizuar lojtari që ulet në tokë për motive fetare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.