🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,066 ▼ -0.28% ETH $2,184 ▲ +0.16% XRP $1.4115 ▼ -0.52% SOL $86.2700 ▼ -0.75%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Opinion

Nga dhjetori i studentëve te dhjetori i pensionistëve

Nga Lutfi Dervishi

Më 8 dhjetor 1990, studentët lanë auditoret dhe dolën në protesta që shënuan fillimin e fundit të 45 viteve diktaturë. Me thirrjet liri demokraci, studentët kërkuan pluralizëm politik dhe demokraci. Ata u mbështetën fuqishëm nga pjesa tjetër e popullsisë.

Shqipëria e vitit 1990, me një popullsi prej 3.2 milionë banorësh, ishte e drobitur, por e re dhe e gatshme për ndryshim.
Shqipëria e sotme, e 2024 përballet me një krizë të re: demografinë. Sot në vend jetojnë 2.4 milionë banorë (ndoshta edhe më pak). Nga 320 mijë pensionistë më 1990 sot janë 800 mijë pensionistë. Mosha mesatare më 1990 ishte 27 vjeç. Sot është 44. Vendi po përballet me një plakje të shpejtë dhe një tkurrje të fuqisë punëtore.
Përballja e statistikave të 1990 me 2024 është një këmbanë alarmi!
Nëse në vitin 1990 fjala e ditës ishte “demokracia,” në vitin 2024 kryefjala është “demografia.”
Në dhjetor 1990, rrugët dhe sheshet u mbushën nga një brez i ri që kërkonte ndryshim, një të ardhme më të mirë, një Shqipëri si Europa.
Sot nuk mund të kërkosh “ndryshim” nga rinia, e cila po tkurret për shkak të emigracionit masiv dhe rënies drastike të lindjeve.
Pas 1990, më shumë se 1.5 milionë shqiptarë kanë ndryshuar vendin e banimit. Emigrimi vijon. Më 2024 nuk janë të rinjtë, por pensionistët, ata që përfaqësojnë fuqinë më të madhe sa i përket numrave.
Më 2024, ironikisht, më shumë kanë protestuar pensionistët, (duke kërkuar atë që ju premtua “pensione dinjitoze” dhe “shëndetësi falas”) sesa të rinjtë.
A mund të sjellin pensionistët ndryshim?
Sado ironike të tingëllojë pyetja, gjendja e sotme e pensionistëve meriton jo vetëm reflektim dhe diskutim, por edhe veprim.
Demokracia dhe demografia janë dy anë të së njëjtës monedhë; të dyja kërkojnë një shoqëri që dëgjon dhe vepron në përputhje me sfidat e saj. Shqipëria e 2024-ës ka nevojë për një qasje të re, ka nevojë të hapë debatin për plakjen e popullsisë para se të jetë shumë vonë.
Historia e dhjetorit 1990 është një frymëzim, është kujtesë se kur një shoqëri ngrihet në këmbë, asgjë nuk është e pamundur.
Ndoshta demografia do të jetë ajo që frymëzon lëvizjen e radhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.