☁️
Tiranë 30°C · Vranët 01 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 90.50 ▲3.59%
ARI 4,532 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
₿ CRYPTO
BTC $72,684 ▼ -1.52% ETH $1,982 ▼ -1.77% XRP $1.3018 ▼ -2.56% SOL $80.8600 ▼ -2.1%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.50 ▲3.59 % ARI 4,532 ▼1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 90.50 ▲3.59 % ARI 4,532 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075 EUR/USD 1.1653 EUR/GBP 0.8664 EUR/CHF 0.9110 EUR/ALL 95.5215 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4916 EUR/TRY 53.4825 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6075
01 Jun 2026
Breaking
Kosova

Nga diplomacia te Inteligjenca Artificiale – Teuta Sahatqija rrëfen rrugëtimin e saj mes sfidave dhe suksesit

Në episodin e katërt të podcastit “Rrugëtimi”, e ftuar ishte Teuta Sahatqija – diplomatja, ish-deputetja dhe gruaja e parë programere në Kosovë, e cila ndau historinë e saj profesionale dhe personale, nga hapat e parë në teknologji, te përvoja në diplomaci dhe rikthimi në fushën e Inteligjencës Artificiale.

Sahatqija tregoi se rrugëtimi i saj kishte nisur pikërisht nga teknologjia, shumë vite para se të angazhohej në politikë dhe diplomaci.

“Unë jam inxhiniere me profesion, jam master i elektronikës dhe shkencave kompjuterike dhe jam gruaja e parë programere në Kosovë. Dhe ky rrugëtimi im, në fakt, ka nisë me inxhinieri”, tha ajo.

– YouTube www.youtube.com

Ajo foli edhe për periudhën e gjimnazit matematikor në Prishtinë, ku kishte mbetur vajza e vetme në gjeneratë, duke e përshkruar atë periudhë si një ndër sfidat që e formësuan më së shumti.

“Ishte tepër sfiduese edhe i thashë lësho teposhtë, nuk jam për këtu, duhet t’i kthej unë… edhe u ktheva në Prizren. Po kur u ktheva e pash që vendi im është atje. Vendi im është me u ballafaqu me sfida. Vendi im është me i fitu ato sfida dhe me i tregu që muj”, u shpreh Sahatqija.

Teuta Sahatqija në podcastin “Rrugëtimi”Foto: Ridvan Slivova

Gjatë episodit, ajo ndanë edhe përvojën në diplomaci, ku kishte shërbyer si Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në New York dhe zëvendësministre e Punëve të Jashtme.

Sipas saj, diplomacia nuk ndërtohet vetëm me dokumente dhe protokolle, por mbi raportet njerëzore dhe urat e bashkëpunimit.

“Munden me qenë letrat, munden me qenë notat verbale, munden me qenë protokollet e ndryshme, po ajo e cila është më e rëndësishme mendoj që është krijimi i raporteve njerëzore. Krijimi i raporteve njerëzore me njerëz, të cilët kanë ndikim dhe të cilët mund t’i ndihmojnë shtetit tënd”, deklaroi ajo.

Një pjesë e madhe e bisedës iu kushtua inteligjencës artificiale dhe ndikimit që ajo po ka në tregun e punës dhe në jetën e përditshme.

Sahatqija tregoi se pas rikthimit në teknologji, kishte vendosur të rikualifikohej përmes studimeve dhe certifikimeve të reja në inteligjencë artificiale dhe transformim digjital.

“Atëherë vendosa me u rikthye ashtu që u bona studente. Regjistrova klasat e masterit… e mësova inteligjencën artificiale në fundament. Tash mundesh me folë për inteligjencë artificiale dhe mundesh me thotë që je inxhiniere, po jo me dijen e moçme, po e përforcume edhe me dijen e sotme”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi edhe për sfidat që sjell zhvillimi i AI-së, duke folur për etikën, paragjykimet në sistemet inteligjente dhe rrezikun që teknologjia të diskriminojë kategori të ndryshme të shoqërisë, sidomos gratë.

Teuta Sahatqija në podcastin “Rrugëtimi” Foto: Ridvan Slivova

Në fund të episodit, Sahatqija dha një mesazh motivues për vajzat dhe të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në teknologji apo fusha tjera sfiduese.

“Frika është sendi më normal në botë, po mendoj që secila ka shumë më tepër kapacitet, shumë më tepër dije, shumë më tepër guxim sesa çka mendon”, tha ajo.

Ajo e përmbylli mesazhin me një thënie inspiruese që, sipas saj, nuk duhet harruar nga të rinjtë:

“Qielli nuk është limit, na i kemi hapat e njerëzve në hanë. Po caktoja vetit sa më nalt një qëllim edhe tento me e mbërri atë qëllim”, deklaroi Sahatqija./ Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.