⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,080 ▲ +0.33% ETH $2,501 ▲ +0.25% XRP $1.3957 ▼ -0.81% SOL $109.5400 ▼ -0.41%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Nga ferri i Smrekonicës në Shqipëri-momentet kur të burgosurit mitrovicas arrijnë në Kukës, në maj 1999

Më shumë se 2 mijë burra shqiptarë, ishin liruar, befas, më 22 maj të vitit 1999 nga Burgu i Smrekonicës.

Forcat serbe që kontrollonin këtë hapsane i hipën ata nëpër autobusë, duke mos u treguar se ku po i qojnë.

Të burgosurit kanë thënë se ishin frikësuar se po i dërgojnë për t’i pushkatuar diku.

Sidoqoftë, ata ishin transportuar drejt Shqipërisë, dhe disa kilometra larg kufirit në Morinë, ishin detyruar të zbritnin dhe të nisen për në Kukës.

Të burgosurit shihen duke u ngutur teksa kalojnë kufirin, nga frika se mos po qëllohen me armë nga pas.

Gjatë qëndrimit në Smrekonicë, ata ishin mbajtur në kushte të rënda, për muaj të tërë.

Shumë shqiptarë, kryesisht nga zona e Shalës së Bajgorës (Mitrovicë e Vushtrri) ishin maltretuar në këtë burg famëkeq nga forcat serbo-jugosllave. Shumë nga ta kanë treguar se ishin goditur me shkopinj druri dhe kondakë armësh nëpër trup. Në atë kohë ishte raportuar edhe për të vrarë në këtë vend.

Të mbijetuarit kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të dhunës dhe kequshqyerjes.

Në Smrekonicë u mbajtën dhunshëm edhe burra tjerë, që ishin kapur gjatë shkuarjes si refugjatë për në Shqipëri, në muajt mars, prill dhe maj. Në këto kolona ata ishin ndarë nga familjet e tyre.

Një moment emotiv ishte kapur nga kamerat e agjencisë së lajmeve AP, kur dy familjarë nga fshati Rekë i Mitrovicës patën rastin të bashkohen në Kukës, kur këtu mbërriti këtu nga Smrekonica e tjetri kishte ardhur më herët.

Të dy kishin menduar për njëri-tjetrin se ishin vrarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.