☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,770 ▼0.2%
DOW 53,527 ▼0.38%
NASDAQ 26,740 ▲0.04%
NAFTA 82.63 ▲0.28%
ARI 4,483 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $64,063 ▲ +1.46% ETH $1,908 ▲ +1.23% XRP $1.0052 ▲ +0.31% SOL $75.9400 ▲ +0.49%
S&P 500 7,770 ▼0.2 % DOW 53,527 ▼0.38 % NASDAQ 26,740 ▲0.04 % NAFTA 82.63 ▲0.28 % ARI 4,483 ▲1.03 % S&P 500 7,770 ▼0.2 % DOW 53,527 ▼0.38 % NASDAQ 26,740 ▲0.04 % NAFTA 82.63 ▲0.28 % ARI 4,483 ▲1.03 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Arte

“Nga lira e lashtësisë drejt teatrit lirik”, koncert-konferencë në muzeun Arkeologjik në Tiranë

Koncert-konferenca “Nga lira e lashtësisë drejt teatrit lirik”, pjesë e edicionit XVI të ciklit “Takimet Muzikore të Dy Botëve”, në mjediset e Muzeut Arkeologjik u mbajt në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shoqatës së Artistëve të Gjirokastrës “Argjiro” dhe ILS Academy. Protagonist i mbrëmjes ishte kompozitori dhe studiuesi i Akademisë së Athinës, dr. Nikos Xanthoulis, i cili interpretoi një program të pasur, ku u ndërthurën krijime të autorëve antikë me kompozime moderne të frymëzuara nga tradita klasike.

Publiku dëgjoi pjesë si “Choral”, nga “Oresti” i Euripidit (408 p.K.); “Paeani delfik” i Athenaeus (128 p.K.), si dhe “Epitafi i Seikilosit” (shek. II-III e.s.), një nga dëshmitë më të hershme të muzikës së shkruar. Programi përfshiu gjithashtu krijime të Xanthoulis-it si “Rosa Ritrovata”; “Hear my Prayer” dhe “Honor to Dionysus”, duke u pasuruar me interpretimet e veprave të Handel, Bach, Luiz Bonfá dhe Garry Judd.

Kombinimi i muzikës antike me kompozime baroke e moderne krijoi një urë mes kulturave dhe epokave, duke e bërë koncertin një përvojë të veçantë për publikun e pranishëm. Nëpërmjet muzikës, rrëfimit dhe kërkimit shkencor, dr. Xanthoulis solli jo vetëm tingujt e lirës me shtatë tela, por edhe historinë e saj, nga roli në qytetërimin antik deri te ndikimi në traditën e teatrit lirik dhe muzikës së kultivuar europiane.

Në faqen e Akademisë së Shkencave thuhet se ky aktivitet, i organizuar nga Shoqata e Artistëve të Gjirokastrës “Argjiro”, u mirëprit si një ngjarje që ndërthur artin me shkencën, duke i dhënë publikut shqiptar mundësinë të prekë nga afër një pjesë të gjallë të trashëgimisë kulturore universale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.