☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.38 ▼0.14%
ARI 4,684 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,160 ▲ +3.02% ETH $2,131 ▲ +3.67% XRP $1.3388 ▲ +2.29% SOL $81.9500 ▲ +1.97%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.38 ▼0.14 % ARI 4,684 ▲0.1 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.38 ▼0.14 % ARI 4,684 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Opinion

Nga Partia Demokratike tek Partia e Rrugicës së Salës

Mentor Kikia

Rruga “Mustafa Matohiti”, qëkurse aty u vendos familja e Z.Sali Berisha, atëkohë kryeministër, mori emrin “Rrugica e Salës”. Ajo rrugicë tashmë është e famshme dhe baret e restorantet aty janë ndër më të shtrenjtët në Tiranë.

Pak histori…..

Në Qershor 1991, PPSH(e cila duhej shpallur e paligjshme si përgjegjëse për krimet në diktaturë) mbante Kongresin e 10-të. Rreth saj kishin mbetur komunistët më fanatikë, që as kishin kuptuar e as donin ta kuptonin se komunizmi kishte dështuar e kishte rënë edhe në Shqipëri. Një shkrimtar, komunist por jo i paditur, Dritëro Agolli, mbajti një fjalim i cili i hapi rrugën transformimit të PPSH-së nga një organizatë komunistësh konservatorë, në një parti e stilit europian.
Ramiz Alia, i cili ia kishte dalë që revolucionin antikomunist ta shndërronte në një negociatë ndërrimi pushtetesh, ishte tërhequr nga partia, duke e shpëtuar atë nga asgjësimi. Por edhe duke e lënë të lirë, ku liberalë e konservatorë “të hanin kokat” në një proces vazhdimësie e transformimi.
Dritëro Agolli, sado që u fërshëllye nga turma e injorantëve në sallë, ia doli. Partia e tyre hyri në Pallatin e Kongreseve si PPSH dhe doli PSSH. Në PSSH u zhvilluan, më pas, disa luftra të brendshme, KPD të famshme, katarsis, ndarje, përmbysje….
Ajo është sot partia më e madhe dhe më e organizuar në vend(autoritariste, e korruptuar etj, kjo është një temë tjetër).

Edhe pak histori…..

Në 2013, pasi humbi zgjedhjet, Sali Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, duke përlotur shumë simpatizantë të tij. PDSH, e cila lindi si parti antikomuniste, duhej ti nënshtrohej një reformimi-ripozicionimi ideologjik dhe organizativ, duke iu përshtatur modeleve politike europiane. Simotrat e saj në Europën Lindore ishin transformuar apo edhe shuar, pasi beteja me komunizmin konsiderohej e mbyllur. Sali Berisha u dorëhoq, por nuk u tërhoq. Ai delegoi zëvendësues, me maninë për ta kontrolluar krijesën e tij dhe partia as u reformua e as u demokratizua. Ajo nuk bëri asnjëherë zgjedhje, asnjëherë katarsis e përmbysje lidershipi. Ajo ka hipotekuar meritën e rrëzimit të komunizmit, por edhe 30 vjet pas “revolucionit” propozonte ligje për “Dekomunistizimin e vendit”. Kishte nga ata që besonin se rikthimi i Berishës përmes ”Rithemelimit” do të përmbyllej me një proces real zgjedhor, me një terheqje dinjitoze prej një politikani dhe burri shteti, sepse besonin se Berisha do ta çlironte partinë e tij prej vetes së tij më në fund.
Por kjo nuk ndodhi dhe per pasoje edhe Rithemelimi u tkurr!

Fundi i rrugëtimit……

Tashmë Sali Berisha është izoluar në shtëpi. Një vendim tërësisht i panevojshëm për prokurorinë, që të vijojë hetimet për çështjen që ka hapur ndaj tij. Berisha është izoluar në banesën e tij tek “Rrugica e Salës” dhe ai ka marrë më vete aty edhe partinë, një nga copat e asaj që ai krijoi 33 vjet më parë. Ashtu siç komunistët fanatikë në 1991 bërtisnin “Parti e Punës” në kongresin e 10, edhe mbështetësit e Brishës e përshëndesin atë që nga rruga me thirrjen “Berisha o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
Unë nuk i gjykoj ata njerëz idealistë. Përkundrazi e adhuroj kurajon, vendosmërinë dhe vullnetin e tyre. “Rrugica e Salës” do të jetë edhe selia e re e kësaj partie. Aty do të mbahen fjalimet dhe lëshohen apelet. Aty do të stacionohen Live-t e televizioneve. Aty do të jetë vëmendja publike, aty do të jetë qendra e opozitarizmit. Ndërsa në parlament do të vazhdohet të prodhohet tym dhe jo opozitë.

Atij do ti duhet të qëndrojë gjatë i mbyllur në shtëpi dhe me gjasë do të jetë vajza, Argita, që do të prijë mbështetësit e tij. Por kjo do të ndodhë vetëm kur ta vendosë vetë Berisha.
Përtej luftës politike, sulmeve nga mazhoranca apo nga aktorë ndërkombëtarë, Berisha e zgjodhi vetë fatin e tij politik dhe jo vetëm. Por, bashkë me të ai zgjodhi edhe fatin e opozitës. Edhe pse opozita është më e madhe se Berisha dhe, më e madhe se PD-ja dhe anëtarësia e saj. Mania e tij për të mos u “dorëzuar”, jo para dikaturës sic thotë ai, por para egos së tij, e tkurri Partinë Demokratike në një parti rrugice.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.