☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 102.30 ▲1.27%
ARI 4,543 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,834 ▼ -2.06% ETH $2,117 ▼ -3.48% XRP $1.3802 ▼ -3.08% SOL $84.4100 ▼ -2.89%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.30 ▲1.27 % ARI 4,543 ▼0.41 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 102.30 ▲1.27 % ARI 4,543 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Kosova

Nga Reçaku te bombardimet e NATO-s, rrëfimi i Vjosa Sadriu-Hamiti për gazetarinë e luftës

Në vitet më të rënda për Kosovën, kur informacioni ishte çështje jete a vdekjeje, gazetaria nuk ishte vetëm profesion – ishte përgjegjësi, mision dhe rrezik i përditshëm. Në një intervistë për Telegrafin, gazetarja e luftës Vjosa Sadriu Hamiti kujtoi periudhën e viteve ’90-ta, raportimet nga masakrat në Kosovë dhe barrën emocionale që mbartnin gazetarët që raportojnë nga konfliktet.

Ajo tregoi se rrugëtimi i saj në gazetari nisi krejt rastësisht në Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), fillimisht si përkthyese në gjuhën gjermane, por shumë shpejt u përfshi drejtpërdrejt në raportimin e ngjarjeve që po tronditnin vendin.

“Çdo informatë që ne e merrnim në Qendrën për Informim të Kosovës e verifikonim minimumi njëzet-tridhjetë herë, për shkak se donim të ishim partnerë seriozë dhe të besueshëm për bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha ajo.

Vjosa Sadriu Hamiti gjatë intervistës në TelegrafiFoto: Ridvan Slivova

Një nga momentet më të rënda të karrierës së saj mbetet raportimi nga masakra e Reçakut, ngjarje që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ndryshoi rrjedhën e luftës në Kosovë.

Ajo kujton se më 15 janar 1999 ishte nisur për të raportuar nga ceremonia e ngushëllimeve për vrasjen e Enver Malokut, por situata ndryshoi papritur kur erdhën informacionet e para për atë që kishte ndodhur në Reçak.

“Qysh në hyrje të fshatit, kufoma e parë që e kemi parë ka qenë një burrë që e kishte kokën e prishur nga rrahjet. Ajo ishte fotografia e parë që e kam bërë”, rrëfeu ajo.

Sadriu-Hamiti tregoi se në atë kohë teknologjia ishte minimale dhe gazetarët punonin në kushte jashtëzakonisht të vështira.

“Atëherë nuk ka pasur as zë në kamera. Nëse doje ta merrje një pamje, është dashur ta provoje paraprakisht”, tha ajo, duke kujtuar edhe momentin kur fotografitë nga Reçaku u publikuan fillimisht përmes Qendrës për Informim të Kosovës dhe u morën nga mediat ndërkombëtare.

– YouTube www.youtube.com

Megjithatë, pjesa më e rëndë nuk ishte vetëm raportimi, por përballja emocionale me pamjet e luftës.

“Unë nuk kam qenë në gjendje të shkruaj. Vetëm tregoja çfarë kam parë dhe të tjerët e bënin lajmin”, tha ajo.

Sot, kur e sheh nga distanca kohore, ajo pranon se trauma ka lënë gjurmë, edhe pse në atë kohë nuk kishin “luksin” të mendonin për pasojat psikologjike.

“Ne s’kemi pasur kohë të merreshim me veten. Të nesërmen vinte menjëherë ngjarja tjetër dhe duhej të ishim të gatshëm”, tha Sadriu-Hamiti.

Ajo kujtoi edhe periudhën e bombardimeve të NATO-s, kur në shtëpinë e familjes së saj në Prishtinë strehohej gazetari i huaj Elias Bierdel i cili po raportonte fshehurazi nga Kosova për radion publike gjermane.

“Ne e morëm atë rrezik si familje, sepse po të zbulohej nga paramilitarët se ai ndodhej tek ne, mund të pësonte e gjithë lagjja”, tregoi ajo.

Në mungesë të telefonave mobil dhe me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike, verifikimi i informacionit ishte jashtëzakonisht i vështirë.

“Ka ndodhur që të prisnim me orë të tëra vetëm për të marrë një sinjal telefoni dhe për ta thirrur dikë”, kujtoi Vjosa Sadriu-Hamiti.

Pavarësisht rreziqeve, Sadriu-Hamiti thotë se gazetarët e asaj kohe e shihnin raportimin si detyrë ndaj vendit, duke shtuar se ka qenë shumë e rëndësishme që lajmi të verifikohej shumë herë para se të publikohej, sepse siç thekson ajo “ne ishim zëri i Kosovës për botën”.

Ajo kishte edhe një mesazh për gazetarët e rinj, sidomos për ata që raportojnë nga situata të ndjeshme apo konflikte.

“Të mundohen të jenë sa më objektivë dhe të mos përdorin gjuhë urrejtjeje. Është shumë e rëndësishme të raportosh pa nxitur përçarje”, tha ajo.

Në fund, gazetarja e luftës theksoi se pavarësisht sfidave, gazetaria mbetet një nga shtyllat kryesore të demokracisë./Telegrafi/

Ky shkrim/video është produkt i Akademisë për raportimin në fushën e Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e Sensibilizuar për Konflikte, implementuar nga Pro Peace -Programi në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK. Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë përgjegjësi e gazetarit/gazetares dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Pro Peace dhe AGK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.