🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,806 ▼0.01%
DOW 51,681 ▼0.33%
NASDAQ 27,215 ▼0.11%
NAFTA 94.19 ▲0.48%
ARI 4,173 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,195 ▲ +0.88% ETH $2,507 ▼ -0.21% XRP $1.3683 ▲ +0.74% SOL $107.7000 ▲ +0.06%
S&P 500 7,806 ▼0.01 % DOW 51,681 ▼0.33 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 94.19 ▲0.48 % ARI 4,173 ▼0.42 % S&P 500 7,806 ▼0.01 % DOW 51,681 ▼0.33 % NASDAQ 27,215 ▼0.11 % NAFTA 94.19 ▲0.48 % ARI 4,173 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kronika

Nga Saranda në Gjirokastër, rrjeti kriminal dhe roli i tre ish-policëve në skemë

29 maj 2026 – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të akuzuar për përfshirje dhe bashkëpunim me grupe të strukturuara kriminale në trafikun dhe kultivimin e lëndëve narkotike.

Sipas SPAK, dy nga të pandehurit akuzohen për trafikim dhe kultivim të lëndëve narkotike në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale, si dhe për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa i treti akuzohet për shpërdorim detyre.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës 2019-2021 në zonën e Sarandës dhe Tepelenë-Gjirokastër kanë vepruar dy grupe të strukturuara kriminale të përfshira në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Greqisë.

SPAK thotë se këto grupe kishin role të ndara për sigurimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Mësohet po ashtu edhe një rast trafikimi më 7 mars 2020 në pikën kufitare të Qafë Botës, ku u sekuestrua një sasi e madhe kanabisi prej mbi 1 ton e 144 kg, si dhe produkte të përpunuara të kanabisit, me vlerë rreth 1.7 milion euro.

SPAK thekson se gjatë hetimeve janë konstatuar edhe lidhje mes anëtarëve të grupeve kriminale dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar aktivitetin kriminal përmes informacionit dhe mosveprimit. Sipas prokurorisë, ish-policët e përfshirë, në kundërshtim me detyrën, kanë dështuar të parandalojnë veprimtarinë kriminale dhe në disa raste kanë ofruar mbështetje për grupet e strukturuara, duke cenuar funksionimin e rregullt të policisë dhe besimin e publikut.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.