🌫️
Tiranë 15°C · Mjegull 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,658 ▲ +1.05% ETH $2,492 ▲ +0.59% XRP $1.4024 ▲ +1.02% SOL $109.5800 ▲ +0.28%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Arte

Nga skena e TKOBAP-së, baleti “Carmen” udhëton drejt Italisë

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me 4 shfaqje me të gjitha biletat të shitura në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, baleti “Carmen” nis një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e tij artistik, duke udhëtuar drejt Italisë për t’u ngjitur në skenën prestigjioze të Teatro Comunale di Bologna.

Më 23 dhe 24 maj, në “Comunale Nouveau”, Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës do të performojë për publikun italian në dy mbrëmje plot pasion, elegancë dhe emocion.

Shfaqjet do të zhvillohen të shtunën, më 23 maj, në orën 20:30, dhe të dielën, më 24 maj, në orën 16:00.

Ky udhëtim vjen pas prezantimit të suksesshëm të Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së në Bolonjë, në tetor, së bashku me violinistin Giuseppe Gibboni, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimeve artistike dhe promovimin e kulturës shqiptare në skenat europiane.

Në këtë produksion, protagonistë janë Trupa e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës dhe Orkestra e Teatro Comunale di Bologna, nën drejtimin e dirigjentit Paolo Paroni, e cila do të ekzekutojë live muzikën e Georges Bizet, të përshtatur dhe pasuruar me ndërhyrjet origjinale të Giuseppe Calì.

Në rolin ikonik të Carmen ngjitet në skenë një nga yjet e baletit shqiptar, Anbeta Toromani, ish-balerinë e parë e teatrit, në debutimin e saj në Bologna. Në rolin e Don José do të interpretojë Alessandro Macario, balerini napolitan i formuar në Shkollën e Baletit të Teatro di San Carlo, i afirmuar vitet e fundit si një nga interpretët kryesorë të institucionit historik napolitan.

Escamillo do të interpretohet nga Luca Curreli, i rritur artistikisht pranë Norwegian National Ballet në Operën e Oslos dhe sot i angazhuar si balerin i parë dhe solist në skena ndërkombëtare, përkrah emrave të mëdhenjë.

Ndërsa Micaela dhe Kapiteni do të interpretohen përkatësisht nga Odeta Dishnica dhe Gerd Vaso, solistë të Trupës së Baletit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.