☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.87 ▼4.85%
ARI 4,546 ▲3.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,822 ▲ +0.18% ETH $2,162 ▲ +0.84% XRP $1.4207 ▼ -0.08% SOL $91.4600 ▲ +0.36%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.87 ▼4.85 % ARI 4,546 ▲3.27 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.87 ▼4.85 % ARI 4,546 ▲3.27 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ngecin fondet e BE për bujqësinë, përdoren vetëm 23% e planit vjetor

Fondet që Bashkimi Europian ka dedikuar për bujqësinë shqiptare nëpërmjet programeve IPA dhe IPARD nuk po angazhohen sipas planifikimeve edhe pse nevojat e sektorit janë shumë të mëdha.

Ministria e Bujqësisë ka futur në punë vetëm 23 për qind të fondeve të BE ne gjashtëmujorin e parë.

Financimet e huaja për bujqësinë këtë vit ishin programuar 2.1 miliardë lekë, por janë përdorur vetëm 522 milionë lekë.

Marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me donatorët ne lidhje me disbursimin e granteve dhe kredive të miratuara janë vështirësuar së fundmi. Situatë e ngjashme është edhe me financimet e huaja në infrastrukturën rrugore.

Programi IPARD i Bashkimit Europian, i cili  është miratuar tashmë parashikon një financim për bujqësinë deri në vitin 2020 mbi 70 milionë euro. Bashkë me bashkëfinancimin kombëtar dhe me pjesëmarrjen e fermerëve fondet  e programuara për t’u injektuar në Bujqësi janë 156 milionë euro.

Por edhe nëse kjo shumë do të mund të disbursohej sipas parashikimeve, ajo është ende e ulët po të krahasojmë nevojat e sektorit që ka të angazhuar gjysmën e punësuarve në vend dhe zë gati 19 për qind të peshës në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Ekspertët e BE kanë shpjeguar më parë se programi IPARD e ka mjaft të qartë se çfarë mund të subvencionojë dhe formën se si mund të kryhet ky proces.

Por për BE-ne është shumë e rëndësishme transparenca e të dhënave me të cilat do të përdoren këto fonde. Transparenca e të dhënave është principi kryesor në themelin e çdo shteti anëtar të BE, ku çdo projekt i financuar nën politikat e përbashkëta bujqësore do tju vihet taksapaguesve online.

Korrektësia me të cilën duhet të përdoren fondet e BE duket se kanë bërë të paafta institucionet shqiptare që të disbursojnë fondet që Bashkimi Europian ka dhënë për Bujqësinë Shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.