Politika

Ngjarja në burgun e Lushnjes, PD: Represioni i qeverisë i mori jetën babait të tre fëmijëve

Partia Demokratike, përmes sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, denoncoi sot, atë që e cilësoi ‘represion i dhunshëm e ç’njerëzor i urdhëruar nga Edi Rama’, që çoi në vetëvrasje babain e 3 fëmijëve dje, në burgun e Lushnjes.
Grida_Duma29dhjetor-171x200“Gjithkush ka shprehur revoltën nga kjo ngjarje, sidomos kur u mësua se fatkeqi nuk ishte aspak vjedhës energjie, por e paguante atë. Ekspertët kanë zbuluar se jo vetëm nuk kishte diferencë me mënyrën se si ai kishte lidhur dyqanin e tij me sahatin familjar, por përkundrazi e paguante edhe më shtrenjtë energjinë”, tha Duma.
“Vetëm një njeri në Shqipëri nuk ka treguar asnjë lloj ndjeshmërie për këtë dramë dhe ky është Edi Rama, i cili, pasi i mori jetën me skemën e tij antihumane, e vazhdoi luftën ndaj babait të tre fëmijëve duke e shpallur vjedhës, pas vdekjes”, thuhet në deklaratën e PD-së.
Ndërsa ky kryefamiljar u mbajt në arrest burgu sikur të ishte kryebandit, tha Duma, kemi dhe rastin e një debitori të pashembullt energjie, me 38 milionë lekë dhe ky është drejtori rajonal për Mjedisin në Gjirokastër.
“E mbron Kryeministri drejtorin e tij hajdut dhe nuk gjen një çast për të ngushëlluar një qytetar me borxh 35 mijë lekë të vjetra, që dha jetën nga urdhëri i tij politik”, nënvizon deklarata e PD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button