roze

Ngjashmëri “vrastare” mes një Missi dhe trajneri

Ajo sapo është zgjedhur Miss Italia, vjen nga Prato, është 21-vjeçare dhe jeton në Firence. Ai është një ish-futbollist, tashmë trajner i Chelseat, ndërsa ka drejtuar edhe Juventusin dhe “axurrët” e Italisë.

Është e vështirë për t’u besuar, por mjafton një foto krahasuese për ta bërë edhe më reale ngjashmërinë e jashtëzakonshme që ekziston mes Rachele Risaliti dhe Antonio Conte. Duken si dy pika uji të ndara që në lindje.

Bukuroshja e re është zgjedhur Miss Italia vetëm mbrëmjen e së shtunës, në një event të transmetuar drejtpërdrejt në një televizion italian. Ajo la pas Paola Torrente dhe Silvia Lavarini, respektivisht e dyta dhe e treta.

Miss-i i ri italian është 1.77 e gjatë, brune me zgjatime të verdha, si dhe sy të gjelbër. Është lindur më 1 shkurt 1995 në Prato, por jeton në Firenze, aty ku studion për “Menaxhim e marketing Mode” në “Polimoda”, një prej shkollave më të mira ndërkombëtare të modës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button