☁️
Tiranë 11°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.40 ▲2.3%
ARI 4,427 ▼2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,096 ▼ -1.54% ETH $2,124 ▼ -2.17% XRP $1.3890 ▼ -2.29% SOL $89.0800 ▼ -3.91%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.40 ▲2.3 % ARI 4,427 ▼2.75 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.40 ▲2.3 % ARI 4,427 ▼2.75 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ngrihet kamp për refugjatët në Gjirokastër

Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) ka ngritur në qytetin e Gjirokastrës një kamp pritës për emigrantët e huaj.

I vendosur midis Gjirokastrës dhe liqenit të Viroi, kampi me 3 kontejnerë ka një kapacitet pritës për 60 emigrantë të përkohshëm, që mund të vijnë nga kufiri me Greqinë.

Nuk dihet sesi do të funksionojë kjo qendër. Nëse do të jetë e mbyllur, me administrim nga Policia e Shtetit, apo do të jetë një qendër për pritjen e përkohshme të emigrantëve.

Ky është një projekt i hershëm i IOM-së, kur fluksi i emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës shënoi kulmin e vet, por ndalesa e tyre në Greqi, duket se ka shtyrë kohën e realizimit të kampit.

Edhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare, mendohet që kampi të funksionojë si vend pritës afatshkutër për klandestinët e huaj që hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar.

Ndonëse fluksi i klandestinëve, që vijnë kryesisht nga Siria, Afganistani apo edhe vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, ka shënuar rënie krahasuar me një vit më parë, sërish nuk kanë munguar raportimet e policisë për shkelje të paligjshme të territorit shqiptar.

Në vitin 2016 janë regjistruar rreth 700 persona, që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar, pjesa më e madhe e të cilëve janë rikthyer sërish në shtetin grek.

Sipas burimeve zyrtare, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 150 emigrantë, një shifër në rënie krahasuar me vitet e kaluara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.