Keshilla

Ngrihuni gjysmë ore nga karrigia, ju redukton sheqerin në gjak

Ndërprerja e jetës sedentare me dy hapa, ul edhe insulinën në gjak dhe për rrjedhojë parandalon rrezikun nga diabeti. Këtë gjë e demonstron një studim i kryer në Britaninë e Madhe

Ndërprerja e jetës sedentare të tejzgjatur, duke u çuar rregullisht në këmbë, edhe pa bërë ndonjë aktivitet fizik, përmirëson metabolizmin. Kjo ndikon veçanërisht tek gratë të cilat janë në menopauzë, në mbipeshë ose në rrezik nga diabeti.

Këtë e tregon një studim britanik i publikuar në “Diabetes Care” dhe i kryer nga grupi i profesorit Joseph Henson nga Qendra e Kërkimeve për Diabetin në Universitetin e Leicester-it në Britaninë së Madhe.

Të ulur, në këmbë, në ecje

22 grave pas menopauzës mbi peshë dhe me rrezik ndaj zhvillimit të diabetit, iu kërkua të ndiqnin dy rutina të ndryshme të përditshme, duke zgjedhur sipas dëshirës mes tre propozimeve në ditë të ndryshme, në distancë një javë nga tjetra.

Tre zgjedhjet parashikonin të kalonin 7.5 orë të ulura pa u çuar asnjëherë (çdo nevojë zhvendosje zgjidhej me karriget me rrotat), të çoheshin pesë minuta çdo gjysmë ore, dhe së treti të ecnin mbi një pistë lëvizëse të fiksuar pesë minuta çdo gjysmë ore.

Glicemi e ulët, nivel i lartë insuline

Analizat e gjakut kanë zbuluar se në krahasim me ato që kishin qëndruar ulur gjatë gjithë ditës, grupi i dytë kishe një pik glicemik më të ulët pas darkës, me 34%, ndërkohë që në grupin e tretë, reduktimi ishte me 28%. Gratë të cilat ishin çuar dhe kishin ecur, kishin edhe një përqendrim të vogël të insulinës në gjak.

Asnjë ndryshim, në ecje apo më këmbë

“Kjo do të thotë se nuk ka rëndësi se çfarë bëhet, mjafton të çoheni prej karriges”. Pavarësisht nga opsioni i zgjedhur, ditën pasardhëse të eksperimentit, subjektet u ftuan të ktheheshin në laborator për të kaluar 7,5 orë ulur.

Më pas, shkencëtarët kanë parë se rezultatet e një dite më parë mbi ritmin periodik të glukozës ishin mbajtur. Objektivi tashmë është të kuptuarit e arsyes së përmirësimit të metabolizmit, në mungesë të aktivitetit fizik, duke hedhur hipotezën se kjo vjen nga ndryshimi i mënyrës së qëndrimit të trupit dhe nga fakti që, kur çohemi, muskujt i dërgojnë organizmit sinjale për përdorimin e glukozës për proceset energjetike.

Dobitë e ndërprerjes së jetës sedentare

Një studim i fundit ka treguar se bërja e dy hapave në çdo 30 minuta, përcakton uljen në peshë dhe zvogëlimin e belit në popullsinë e përgjithshme. Profesori Henson po punon ende për të parë nëse rezultatet e studimit të tyre vlejnë edhe te meshkujt, si dhe pacientët me diabet të tipit 2.

“Normalisht verifikohen të vlefshme të gjitha rekomandimet për të bërë aktivitet fizik”, theksojnë autorët, por gjithsesi, kjo përqasje e thjeshtë mund të ndërtojë një mënyrë për ta inkorporuar pak nga pak atë në përditshmërinë e më shumë sedentarëve.

Një stil jete i karakterizuar nga mungesa e jetës aktive fizike është po aq i dëmshëm sa duhani dhe provokon një numër po aq të lartë vdekjesh. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Lancet”, jeta sedentare shkakton 5,3 milionë vdekje në vit. Kjo është e barazvlefshme me rreth 1 vdekje në 10, e barabartë kjo me vdekjet që shkaktohen nga mosfunksionimi i zemrës, diabeti, kanceri i gjirit, i kolonës etj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button