🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.67 ▼0.62%
ARI 3,617 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,425 ▼ -1.72% ETH $1,699 ▼ -1.41% XRP $0.9479 ▲ +0.72% SOL $71.7400 ▼ -0.24%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.67 ▼0.62 % ARI 3,617 ▼0.94 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.67 ▼0.62 % ARI 3,617 ▼0.94 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Ngritja, rënia dhe rikthimi i Jensen Huang

Kjo po cilësohet si një rikthim historik.

Për një kohë të gjatë, dukej se Jensen Huang – themeluesi i Nvidia-s, i njohur për xhaketat e tij prej lëkure dhe i quajtur “Taylor Swift-i i teknologjisë” – nuk gabonte kurrë.

Më pas, dolën akuza për dy lidhje – njëra prej të cilave me një grua biznesi të dyshuar si spiune kineze – çka tronditi botën e teknologjisë dhe tregjet globale të aksioneve. Huang dha dorëheqjen.

Tani, vetëm 11 ditë më vonë, ai është rikthyer në detyrë nga bordi drejtues, i cili shprehet se beson se ai është personi i duhur për të drejtuar kompaninë.

Por, çfarë dimë për njeriun që ndodhet sërish në krye të Nvidia-s, një gur themeli në garën e SHBA-së kundër Kinës për epërsi teknologjike?

Ndoshta emri i Huang-ut nuk është aq i njohur për publikun e gjerë sa ai i Elon Musk-ut apo Mark Zuckerberg-ut.

Megjithatë, roli i tij në industrinë e teknologjisë – veçanërisht në lidhje me hovin e inteligjencës artificiale gjatë tre viteve të fundit – mund të rezultojë edhe më vendimtar, thuhet në një shkrim të bbc, përcjell Telegrafi.

Nvidia dominon tregun e mikroçipeve që fuqizojnë këtë teknologji të re.

Kompania ndodhet në qendër të garës për inteligjencën artificiale mes SHBA-së dhe Kinës, dy fuqive kryesore teknologjike dhe ekonomike në botë.

Huang gëzonte qasje të jashtëzakonshme në nivelet më të larta të pushtetit politik, duke qenë i kërkuar si nga presidenti amerikan Donald Trump, ashtu edhe nga presidenti kinez Xi Jinping.

Ngritja e tij mbresëlënëse në majat e profesionit bëri që, në fillim të këtij viti, pasuria e tij të vlerësohej në afro 200 miliardë dollarë – sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg-ut – shifër e cila më pas ka rënë në rreth 105 miliardë dollarë.

Pavarësisht se shfaqet gjithmonë me veshjet e tij karakteristike krejtësisht të zeza dhe mban një qasje të shpenguar gjatë prezantimeve për investitorët, Huang është përpjekur prej vitesh të portretizohet si një njeri i përkushtuar ndaj familjes, një shembull i vërtetë i “Ëndrrës Amerikane”.

I lindur në Tajvan në vitin 1963, Huang u shpërngul me familjen e tij në bregun perëndimor të SHBA-së kur ishte nëntë vjeç.

Ai u diplomua si inxhinier elektrik në Universitetin Shtetëror të Oregonit dhe më pas mori një diplomë master në të njëjtën fushë nga Universiteti Stanford.

Ishte gjatë studimeve universitare që ai u njoh me bashkëshorten e tij, Lori Mills.

Ata ishin partnerë në laborator dhe u martuan në vitin 1985, tetë vjet para se Huang të themelonte Nvidia-n.

Ata kanë dy fëmijë, Madison dhe Spencer, të cilët tani mbajnë pozicione të larta drejtuese në Nvidia.

Kompania u bë një furnizues kyç i çipave kompjuterikë dhe qarqeve që përdoren për lojëra elektronike, përpara se të zgjerohej në një drejtim të ri.

Tashmë, ajo prodhon çipat kryesorë të përpunimit që fuqizojnë teknologjinë në zhvillim të Inteligjencës Artificiale (AI).

Huang e ka cilësuar AI-në si një “revolucion të ri industrial”, të krahasueshëm me shpikjen e energjisë elektrike.

Nvidia është kompania e dytë më e vlefshme në botë dhe mes klientëve të saj përfshihen korporatat më të mëdha në planet – Google, Meta, Amazon, Microsoft, SpaceX, Tesla, OpenAI dhe Anthropic – të cilat shpenzojnë shuma të mëdha për produktet e saj.

Ndaj nuk është çudi që, në një samit të fundit mbi AI-në në Shtëpinë e Bardhë, Huang u zgjodh nga një grup prej 42 personash për të qëndruar pranë presidentit, së bashku me Elon Musk – dy figura me të cilat Trump gëzon marrëdhënie tejet të ngushta.

“Jensen Huang është një vizionar i teknologjisë, i ngjashëm me Steve Jobs-in”, u shpreh për BBC-në Stephen Witt, autor i librit *Thinking Machine* (një biografi për Jensen Huang), duke iu referuar kreut të ndjerë të Apple.

Ai shtoi se Huang është njeriu që qëndron pas krijimit të harduerit për AI-në, ashtu siç e njohim sot.

Ai e përshkroi Huang-un si një drejtues “kërkues”, i cili “i shtyn njerëzit e tij deri në kufijtë e mundësive të tyre”.

Megjithatë, ndonëse Huang është “jashtëzakonisht i zgjuar” dhe një “shkencëtar kompjuterik i nivelit botëror”, tek ai vërehet gjithashtu “një dozë arrogance”, si dhe “një lloj vetëmashtrimi”, theksoi Witt.

Ai shtoi se Huang është përpjekur shumë për t’u shfaqur si një njeri i përkushtuar ndaj familjes, gjë që, sipas tij, është “shumë e rëndësishme” për të.

Më 29 tetor, gazeta *New York Times* raportoi se Huang kishte pasur një lidhje me Alice Huang (me të cilën nuk ka asnjë lidhje gjaku).

Zyrtarë amerikanë pretendojnë se kjo sipërmarrëse, e lidhur me kompaninë *Megaspeed* me seli në Singapor, është në fakt një agjente e shërbimeve të inteligjencës kineze.

Huang e pranoi se ka qenë i pabesë ndaj bashkëshortes së tij dhe kërkoi ndjesë që ka lënduar familjen e tyre.

Por, raportimi për një lidhje të dytë – me Kimberly Powell, nënkryetare për kujdesin shëndetësor, e cila ka punuar në Nvidia për 18 vjet – çoi në një mbledhje të bordit, të pasuar nga një njoftim se Huang po largohej nga detyra.

Megjithatë, pak kohë nga largimi i tij, kur nisi një fushatë me moton “Kthejeni Jensen-in” (“Bring Jensen Back”), e cila thuhet se u iniciua nga punonjës aktualë dhe të mëparshëm të Nvidia-s, partnerë, aksionarë dhe mbështetës.

Vetë ai u shpreh se do të ndihej i “nderuar” të kthehej, nëse bordi do t’ia kërkonte një gjë të tillë.

Ndonëse fillimisht nuk shfaqi asnjë interes për ta rikthyer atë, bordi tani ka bërë pikërisht këtë, duke deklaruar se rikthimi i tij është “në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, partnerëve dhe klientëve tanë”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.