Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,819 ▲0.03%
DOW 47,648 ▼0.56%
NASDAQ 22,965 ▲0.27%
NAFTA 102.54 ▲6.18%
ARI 4,726 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,753 ▲ +1.36% ETH $2,207 ▲ +1.16% XRP $1.3335 ▲ +0.83% SOL $82.5500 ▲ +1.23%
S&P 500 6,819 ▲0.03 % DOW 47,648 ▼0.56 % NASDAQ 22,965 ▲0.27 % NAFTA 102.54 ▲6.18 % ARI 4,726 ▼1.29 % S&P 500 6,819 ▲0.03 % DOW 47,648 ▼0.56 % NASDAQ 22,965 ▲0.27 % NAFTA 102.54 ▲6.18 % ARI 4,726 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Ngrohja globale, ja si do të përmbyten metropolet botërore

Shkencëtarët tregojnë imazhe konkrete me qasje apokaliptike, të asaj se si do të duken në fund të shekullit që po jetojmë qendrat e mëdha botërore, nëse shtetet dhe njerëzimi do vijojë të neglizhojë problemet e klimës dhe paralajmërimet e OKB-së.

Rrugët do të kthehen në kanale, shtëpitë në atdhe të ëndërruar për kafshët e detit. Qysh në fund të shekullit që po jetojmë, rajonet bregdetare në mbarë botën do të përmbyseshin, nëse emisionet e dyoksidit të karbonit do të vijojnë të çlirohen pa u ndalur në atmosferë.

Sipërfaqja globale e deteve do të mund të ngrihej, nga 4,30 deri në nëntë metra, nëse akujt dhe ajsbergët në polet e Tokës do të shkrinin, parashikojnë shkencëtarët e organizatës kërkimore amerikane “Climate Central“. Një ngrohje globale me dy gradë, do të thoshte “një kërcënim afatgjatë dhe ekzistencial për shumë qytete dhe rajone detare”.

Sidomos të kërcënuara janë qytete të mëdha e metropole botërore si Hong Kongu, Kalkuta, Xhakarta, Shangai, Bombei, Buenos Aires, Nju Jorku dhe Tokio.

Më shumë – sipas parashikimeve të kësaj organizate – pritet të preken nga fenomeni i ngrohjes globale vende si Kina, ku banojnë 145 milionë njerëz që jetojnë në rajone të kërcënuara seriozisht nga përmbytjet. Nga 11,6 deri në 22,4 milionë njerëz duhej t’i bënin ballë përmbytjeve që nuk do sillnin më pas tërheqje të ujit.

Zhvillimi – thonë shkencëtarët – varet shumë edhe prej masave që do të merren ndaj emetimit të gazrave serrë e atyre mbrojtëse ndaj ngrohjes globale. Prognozat lidhen me zgjerimin e sipërfaqes së deteve nga një temperaturë më e lartë e ujit, që do të sillte edhe shkrirjen e akujve.

* * *

Bregu lindor i Afrikës Jugore kërcënohet nga përmbytje të forta. Qyteti madhor, Durban, kërcënohet të mbytet. Nickolay Lamm i ka shndërruar të dhënat e Qendrës për Klimën në imazhe interaktive në hartë.

Sipërfaqja globale e deteve do të rritet nga 4,30 deri në nëntë metra, nëse akujt në pole do të shkrijnë. Në Sidnej, (Australi) uji do të shkojë deri në buzë të ndërtesës së famshme të operës

Një ngrohje globale me katër gradë Celsius, sipas përllogaritjeve të institutit në fjalë, do të rrezikojë në mbarë botën nga 470 deri në 760 milionë njerëz që jetojnë aktualisht në brigjet e deteve. Qyteti indian, Mumbai (ose Bombei), u përket atyre metropoleve që pritet të preken fort nga fenomeni

Më shumë – sipas parashikimeve të kësaj organizate – pritet të preken nga fenomeni i ngrohjes globale vende si Kina, ku banojnë 145 milionë njerëz që jetojnë në rajone të kërcënuara seriozisht nga përmbytjet.  Konkretisht, supermetropoli Shangai, mund të ketë fatin më të keq.

Edhe metropoli brazilian, Rio de Janeiro, nuk do të mund të shpëtojë dot prej përmbytjeve.

Në një rritje temperaturash prej vetëm dy gradësh Celsius, do të prekeshin menjëherë 130 milionë njerëz në botë. Edhe në Europë. Kështu, do të dukej lumi Tamiz në Londër në fund të shekullit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.