🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.63 ▲2.35%
ARI 5,015 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,805 ▼ -0.1% ETH $2,319 ▲ +1.86% XRP $1.5075 ▲ +2.04% SOL $93.6600 ▲ +0%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.63 ▲2.35 % ARI 5,015 ▲0.26 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.63 ▲2.35 % ARI 5,015 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Opinion

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Nga NIAZI JAHO

Para disa ditëve, media informonte se Gjykata e Lartë kishte pregatitur një Vendim të ndërmjetshëm për nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të vitit 2011 mbi masat e sigurimit personal. Njoftimi ishte i shkurtër. Theksi vihej tek vonesa e këtij vendimi. Kjo ndoshta edhe për faktin se ky vendim i ndërmjetëm do të shqyrtohet në datën 9 Prill 2026 në seancën gjyqësore përpara Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Ky njoftim më tërhoqi vemendjen. Në aspektin kushtetues, ligjor dhe të praktikës së Gjykatës së Strasburgut, u njoha edhe me tekstin e plotë zyrtar të këtij vendimi. E lexova me vemendje atë aq më tepër sepse nuk e njihja vendimin e Kolegjeve të Bashkuara që ishte miratuar 15 vjet më parë (2011) dhe që kërkohet ndryshimi i tij.

Më interesonte gjithashtu njohja me këtë nismë edhe për faktin se në gazetën “Tema” të datës 5 Nëntor 2025 është botuar intervista time ku në mënyrë të veçantë duke ju referuar legjislacionit tonë dhe disa vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) përfshi këtu edhe çështjen “Gëllçi”, trajtoja problemin e një prej masave më të rënda të sigurimit personal: arrestin me burg (Neni 232 i Kodit të Procedurës Penale) dhe që sipas nenit 230 të këtij Kodi “Arresti me burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme…”

Paraprakisht e shikoj të nevojshme të përmend se kjo nismë mbështetet në nenin 438 të Kodit të Procedurës Penale ku thuhet se “Kolegji Penal, kryesisht ose me kërkesë të palëve, mund të vendosë nisjen e procedurës së gjykimit për të njësuar ose ndryshuar praktikën gjyqësore. Nisja e procedurës për ndryshimin e praktikës gjyqësore mund të vendoset edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë.”

Në Vendimin e ndërmjetëm të datës 9.3.2026 thuhet se: “Vendimi unifikues nr. 7, datë 14.10.2011 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbi masat e sigurimit personal ka patur rol orientues në praktikën gjyqësore”. Në fakt ne mendojmë edhe në kohën kur ai është miratuar mungesat dhe defektet e tij kanë qenë evidente dhe pjesërisht të përgjithshme. Këtë e bëjnë të qartë formulimet që do të përmenden dhe do të citohen më poshtë:

Në Vendimin unifikues të vitit 2011 thuhet se: “Si në rastin kur masa e sigurimit caktohet për herë të parë ashtu edhe kur shqyrtohet zëvendësimi i masës ekzistuese, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë me hollësi përse masat e tjera nuk janë të përshtatshme.” Tepër konfuze është pjesa e Vendimit unifikues të vitit 2011 ku bëhet fjalë për kryerjen e krimeve të rënda, se rreziku i largimit të autorit mund të lidhet edhe me natyrën e akuzave si dhe pasojat. Por më flagrante eshtë pjesa e këtij Vendimi unifikues ku thuhet: “Masa e sigurimit arrest në burg e kërkuar nga prokurori ndaj të gjykuarit mund të çmohet nga gjykata si e papërshtatshme vetëm nëse ai ose mbrojtësi i tij i paraqesin gjykatës prova pozitive që tregojnë se kjo gjendje rreziku nuk është e pranushme apo nuk është e pranushme në atë shkallë dhe rëndësi që të bëjë të zbatushme masën e sigurimit arrest në burg.”

Kjo do të thotë se qëndrimi i Gjykatës vlerësohet të jetë pasiv, se ajo mund ta çmojë masën e arrestit në burg të papërshtatshme vetëm nëse i akuzuari ose mbrojtësi i tij paraqitin prova “pozitive”!

Këto formulime janë haptazi në kundërshtim me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale, sidomos pas ndryshimeve që janë bërë në vitin 2017 dhe 2021. Ato s’kanë asgjë të përbashkët me praktikën dhe standardet e GJEDNJ. Me të drejtë Gjykata e Lartë në nismën e saj për ndryshime në Vendimin unifikues të vitit 2011, i referohet çështjeve Hysa, Gëllçi, Muçaj të shqyrtuara nga GJEDNJ, në të cilat bëhen analiza konkrete ku evidentohet cenimi i legjislacionit të brendshëm dhe standardet.

Duke u njohur me këtë nismë të Gjykatës së Lartë, do të sugjeroja që Vendimi unifikues i vitit 2011 të shfuqizohej në tërësi. Për mendimin tim ai ka patur ndikim negativ. E them këtë duke patur parasysh formulimet që përmendëm më lart. Nuk disponoj të dhëna (analiza, përgjithësime, monitorime) të pasojave të dëmshme. Por nuk mund ti përjashtoj ato. Në këtë vështrim nuk arrij të konceptoj çfarë orientimi mund të vlente edhe sot nga Vendimi unifikues i vitit 2011!

Problemi i masave të sigurimit personal është aktual dhe i një rëndësie të veçantë. Ai është i ndieshëm dhe ka interes për publikun. Ndihmesë e madhe për ne është praktika shumë vjeçare dhe e konsoliduar e GJEDNJ aq sa ajo është edhe e detyrueshme për zbatim.

Në përfundim, mendoj se ashtu, siç vonesa në trajtimin e kësaj çështjeje, nuk do të ishte e justifikueshme ashtu dhe nxitimi mund të krijonte paqartësi në zbatimin praktik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.