Rajoni

Nikoliq bëhet trim në Moskë: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka dërguar mesazhe të “guximshme” nga kryeqendra ruse, Moska.

Nikoliq ka thënë se nuk beson që kushti kryesor që Serbia të hyjë në BE do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës, por edhe sikur të jetë, ai ka thënë se shteti i tij nuk do ta bënte kurrë.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Interfax”, gjatë vizitës që po i bënë Rusisë me rastin e paradës ushtarake, Nikoliq ka thënë se kushti i BE-së për ta njohur Kosovën, do ta pengojë anëtarësimin e Serbisë.

“Një kusht të tillë nuk mund ta pranojë as një komb. Këtë mund ta pranojnë vetëm të robëruarit”, ka thënë Nikoliq, transmeton lajmi.net.

I pyetur se çfarë hapa pritet të ndërmerr Beogradi, nëse zhvillimi i bashkëpunimit me Rusinë bëhet pengesë për integrimin e Serbisë në BE, Nikoliq shpjegon: “Mendoj se këto supozime nuk ekzistojnë, pasi që në raportin tonë me BE-në, problemi kryesor është Kosova. Zgjidhja e kësaj çështje është kushti primar për anëtarësimin tonë në BE, ndërsa me Rusinë, saktësisht vënia e sanksioneve do të mund të paraqitej si problem vetëm pas anëtarësimit në BE”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button