☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,814 ▼ -1.55% ETH $2,225 ▼ -0.94% XRP $1.3343 ▼ -1.46% SOL $82.6400 ▼ -2.49%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Qeveritare

Nikolla në Bruksel për firmosjen e marrëveshjes Horizon 2020 prej 80 miliardë eurosh

nikolla2Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla do të firmosë sot në Bruksel, marrëveshjen për Horizon 2020.

Sipas njoftimit zyrtar, ky është programi më i madh kuadër i BE-së për kërkim dhe zhvillim i cili ofron financime prej 80 miliardë Euro.

Ky financim është për një periudhë 7 vjeçare, 2014-2020, përveç financimeve që do të mund të sigurohen prej investuesve privatë.

Qëllimet e “Horizon 2020” janë që t’i përgjigjet krizës ekonomike, duke investuar në punë dhe zhvillim, t’i adresohet problemeve shoqërore për jetesën, sigurinë dhe mjedisin dhe si përfundim të forcojë pozitën globale të BE-së në kërkim, inovacion e teknologji. “Horizon 2020” do të sjellë bashkë tre programe/ iniciativa të ndryshme (FP7, CIP dhe EIT), do të bashkojë kërkimin me inovacionin dhe do të fokusohet tek sfidat shoqërore që ka sot BE-ja. Gjithashtu, “Horizon 2020” do të ketë një akses më të thjeshtë se programet paraardhëse për kompanitë, universitetet dhe institucionet në të gjithë shtetet europiane e më tutje. Ndryshe nga FP7, “Horizon 2020” do të ketë tri shtylla kryesore: Shkencë –Ekselence, Lidership industrial, Sfidat shoqërore.

Gjatë aktivitetit “Horizon 2020”, për Ballkanin Perëndimor, organizuar në muajin mars, në Budva, Ministrja Nikolla ka theksuar se “është sfida e universiteteve tona, e stafeve akademike dhe studentëve shqiptarë që të përfitojnë maksimalisht nga programet e ‘Horizon 2020’.

“Qeveria jonë do të mbështetë çdo nismë që favorizon ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, për nxitjen e shkëmbimeve për studentët, kërkuesve të rinj dhe stafeve tona akademike. Në këtë program është përcaktuar qartazi se do të do të ofrohet mbështetje maksimale për bashkëpunimin mes kërkuesve shkencorë vendas dhe atyre të huaj”, është shprehur Ministrja Nikolla, duke shtuar se programi i ri qeverisës ka përcaktuar si prioritet krijimin e mundësive të reja për angazhimin e kërkuesve shkencorë shqiptarë, në kuadrin e rritjes së bashkëpunimit efektiv të institucioneve arsimore e shkencore me organizatat ndërkombëtare që financojnë programe të tilla.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka shprehur interesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Kërkimit dhe Inovacionit të Komisionit Europian për të marrë pjesë si vend i asociuar në programin e ri në kuadër të BE për “Kërkimin, Inovacionin dhe Shkencën “Horizon 2020”. Aktualisht MAS është në fazën e diskutimeve me Drejtorinë e Përgjithshme të Kërkimit dhe Inovacionit të Komisionit Europian për projekt-memorandum për përcaktimin e kushteve, detyrimeve dhe përfitimeve të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programin e ardhshëm komunitar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.