🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.93 ▼0.17%
ARI 4,053 ▲2.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,468 ▲ +1.91% ETH $2,323 ▲ +2.44% XRP $1.2832 ▲ +2.2% SOL $93.1800 ▲ +0.94%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.93 ▼0.17 % ARI 4,053 ▲2.84 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.93 ▼0.17 % ARI 4,053 ▲2.84 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Nikolloski: Rruga Tetovë–Prizren dhe autostrada Shkup–Bllacë në fokus të projekteve infrastrukturore

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, tha sot se dinamika e ndërtimit tërrugës Tetovë-Prizren po vijon sipas planit dhe se faza e ardhshme është ajo e financimit dhe tunelit ndërkufitar.

“Jam i kënaqur nga dinamika e deritanishme për ndërtimin e rrugës ndërshtetërore nga Tetova deri në Prizren, ndërsa në fazën e ardhshme do të shkojmë në financim. Një nga lidhjet midis Maqedonisë dhe Kosovës, po shkon mirë. Një komision ndërdikasterial është formuar në kuadër të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, i cili po punon në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, të cilin po e përgatit Fakulteti i Ndërtimtarisë. Në pjesën relativisht më të lehtë të projektit, puna është përfunduar, megjithëse projekti është mjaft i ndërlikuar. Tani, janë kërkuar të dhëna nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në lidhje me tunelin ndërkufitar sepse ideja është të lidhen dy vendet me një tunel ndërkufitar. Janë kërkuar të dhëna edhe nga Republika e Kosovës sepse tuneli do të fillojë në territorin tonë dhe do të përfundojë në territorin e Republikës së Kosovës, dhe pas marrjes së të dhënave, Fakulteti i Ndërtimtarisë do të fillojë projektimin e zgjidhjes së tunelit. Gjithashtu kemi formuar një komision ndërshtetëror me përfaqësues nga të dy vendet për zhvillimin e këtij projekti. Komisioni përfshin përfaqësues nga Ministria e Transportit, NPRRSH dhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Në takimin tim të fundit me ministrin në Selanik, i cili ishte tre javë më parë, diskutuam për këtë projekt të rëndësishëm dhe përcaktuam aktivitete të përbashkëta. Projekti po zhvillohet me ritëm të mirë dhe duhet të dihet se ky është një projekt jashtëzakonisht i ndërlikuar sepse terreni në të dyja anët është i ndërlikuar. Po flasim për Malin e Sharrit dhe duhet të pritet që ky do të jetë një projekt i kushtueshëm”, theksoi NIkolloski.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, Nikolloski paralajmëroi ndërtimin e një autostrade të re nga Bukojçani deri në Kërçovë dhe do të lidhet me autostradën Ohër – Kërçovë, projekt i cili, siç tha ai mori përkrahje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Para deputetëve në Kuvend, NIkolloski përkujtoi se është nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.