🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,534 ▲ +0.04% ETH $2,397 ▼ -1.18% XRP $1.2842 ▼ -1.09% SOL $103.0900 ▼ -0.84%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Arte

Nis përzgjedhja për Gjon Mili International Video Art Festival

Edicioni i katërt i Gjon Mili Video Art Festival ka hyrë në fazën e përzgjedhjes së artistëve, me temën “Are you dreaming?”. Si çdo vit, festivali do të zhvillohet në tre qytete: në Korçë më 13–15 qershor, në Dhërmi më 18–20 qershor dhe në New York më 27–29 qershor 2026.
Pas një numri të lartë aplikimesh nga artistë nga e gjithë bota, juria ka nisur shqyrtimin e projekteve që do të jenë pjesë e programit. Organizatorët bëjnë të ditur se konkurrenca këtë vit është e lartë dhe e fortë, pasi vetëm 40 vepra do të përzgjidhen për t’u shfaqur në netët finale. Çdo punë po vlerësohet me kujdes, duke marrë parasysh idenë, realizimin dhe mënyrën e instalimit përballë publikut.
Ndërkohë, festivali ka nisur të prezantojë disa nga pjesëmarrësit. “Dezo Hoffmann: Photographer of The Beatles” është një dokumentar me regji nga Laura Sivakova-Passova dhe Patrik Lancaric. Filmi rrëfen historinë e fotografit Dezo Hoffmann, i njohur për portretet e figurave të mëdha të shekullit XX, si Marilyn Monroe, Frank Sinatra dhe The Rolling Stones.

Artistja rumune Cătălina Gubandru merr pjesë me veprën “Expo Arbre Bușteni_Pine Forest”, një projekt që trajton natyrën përmes një gjuhe vizuale të ndjeshme dhe reflektuese.

Gjithashtu, festivali do të përfshijë edhe artistë të ftuar, të cilët do të prezantojnë veprat e tyre në kategorinë “Invited Artist”.
Shumë shpejt, në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të festivalit do të publikohen artistët e përzgjedhur, si dhe programi i plotë, që tashmë është kthyer në një traditë të pasur të festivalit. Një festival jo vetëm eksperimental, por edhe një hapësirë reflektimi dhe përjetimi artistik.

Home

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.