Nis viti i ri akademik, mbi 20 mijë studentë në auditore
Studentët në të gjithë vendin kanë nisur sot vitin e ri akademik 2026–2027, ndërsa mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
Edhe këtë vit, pjesën më të madhe të pranimeve e mbajnë universitetet publike. Rreth 70% e të rinjve kanë zgjedhur universitetet publike, ndërsa 30% kanë preferuar institucionet private të arsimit të lartë.
Ndër degët më të preferuara nga maturantët këtë vit janë Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Inxhinieria, Arkitektura dhe Teknologjia e Informacionit.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka rihapur aplikimet për plotësimin e formularit A1Z në portalin “e-Albania”, për kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në raundin e tretë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë.
Aplikimet do të jenë të hapura deri më 6 tetor, nga ora 08:00 deri në 16:00, përmes portalit “e-Albania”.
Raundi i tretë i aplikimeve për maturantët do të zhvillohet nga 8 deri më 21 tetor 2026. Pas përfundimit të procesit të regjistrimit, më 21 tetor, numri i studentëve të rinj pritet të kalojë 21 mijë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.