☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 15 May 2026
S&P 500 7,433 ▼0.92%
DOW 49,635 ▼0.86%
NASDAQ 26,321 ▼1.18%
NAFTA 100.64 ▲3.84%
ARI 4,547 ▼2.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $79,311 ▼ -2.73% ETH $2,227 ▼ -3.53% XRP $1.4454 ▼ -1.78% SOL $89.5900 ▼ -3.92%
S&P 500 7,433 ▼0.92 % DOW 49,635 ▼0.86 % NASDAQ 26,321 ▼1.18 % NAFTA 100.64 ▲3.84 % ARI 4,547 ▼2.96 % S&P 500 7,433 ▼0.92 % DOW 49,635 ▼0.86 % NASDAQ 26,321 ▼1.18 % NAFTA 100.64 ▲3.84 % ARI 4,547 ▼2.96 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9149 EUR/ALL 95.5366 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.3980 EUR/TRY 53.1506 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6023
15 May 2026
Breaking
Kosova

Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova për në Arabinë Saudite

Nga e premtja dhe ditët në vijim, nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë gjithsej 1.576 besimtarë muslimanë.

Është nisur sot pasdite grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova drejt Mekës në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency.

Dhjetëra besimtarë muslimanë të të dy gjinive, shumica të veshur me ihrame, morën rrugën nga Aeroporti “Adem Jashari”, për të kryer një nga pesë shtyllat e Islamit.

Besimtarët, shumica e të cilëve nga Prishtina me rrethinë, mes përqafimeve dhe emocioneve u përshëndetën me familjarët e tyre para se të futeshin në zonën kontrollit para fluturimit.

Imami nga Prishtina, Hakif Hoti u nis drejt haxhit për të 12-tën herë me radhë, këtë vit në cilësinë e udhëheqësit.

Ai thotë se haxhi i parë është ndjesia me e lartë emocionale, por ky ritual ka fuqinë që të të bëjë të ndjehesh gjithmonë si në herën e parë.

“Çështja e haxhit, është sikurse çështja e namazit. Një kohë edhe tek ne janë munduar të na thonë se duhet të falesh vetëm kur plakesh, kur s’ke punë. Këto obligime janë për ata që i kanë mundësitë. Momentin e parë i jepet dikujt mundësia e haxhit mos të frikësohet sepse ato shpenzime në haxh i kompenson Zoti në anën financiare, por edhe në anën shpirtërore do ta vëresh se do të kesh përmirësim në të gjitha aspektet e jetës”, tha Hoti.

Baki Imeri tha se po shkon në haxh për herë të gjashtë, këtë herë si bedel për prindërit e një xhematliu ku ai shërben si imam në Xhaminë e Muhaxherëve në Prishtinë.

Imeri i cili shkon me bashkëshorten në vendet e shenjta lutet që udhëtimi dhe ritualet të shkojnë mirë dhe të gjithë të kthehen mirë në shtëpitë e tyre derisa u bën thirrje që këtë shans mos ta humbin të gjithë ata që i kanë mundësitë.

“Jo gjithkujt Zoti ja cakton që të shkojë në haxh. Ta marrësh këtë udhë është një nder. Prandaj, mos e humb këtë nder nëse ke mundësi fizike, psiqike dhe materiale. Është nder dhe jo çdokujt Zoti ja bën nasib”, thotë Imeri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.