Politika
Nishani pritet të dekretojë sot datën e zgjedhjeve lokale
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pritet të dekretojë sot datën e zgjedhjeve lokale 2015.
Sipas Kushtetutës dita e sotme është dhe afati i fundit që Kreu i Shtetit ka në dispozicion për t’u shprehur përmes dekretit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet që Gjykata Kushtetuese të shpallë vendimin për ligjin e ndarjes administrativo-territoriale, të cilën PD e ka ankimuar, duke kërkuar shfuqizimin e tij. Vendimi është me rëndësi pasi do të përcaktojë nëse zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale apo ligji i ri i qeverisë do të shfuqizohet, siç e kërkon Partia Demokratike, dhe numri i njësive vendore nuk do të ndryshojë.