☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.39 ▼4.29%
ARI 4,475 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,340 ▼ -0.7% ETH $2,149 ▼ -0.37% XRP $1.4132 ▼ -1.55% SOL $90.4200 ▼ -1.32%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▼4.29 % ARI 4,475 ▲1.66 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.39 ▼4.29 % ARI 4,475 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Nishani uron Obamën për Ditën e Pavarësisë

Kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani uroi Presidentin amerikan Barack Obama me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Me rastin e 240-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta e të përzemërta për ju dhe popullin mik amerikan”, lexohet në mesazhin e Nishanit.

”Përfitoj nga rasti që, në këtë 4 Korrik, të shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme e shumë domethënëse që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga hedhja e hapave të para në krijimin e shtetit modern e deri në ditët e sotme, për konsolidimin e demokracisë dhe të institucioneve demokratike. SHBA-ja mbetet për Shqipërinë dhe shqiptarët mbështetësi dhe partneri kryesor strategjik për kryerjen e reformave të thella në kuadër të agjendës euroatlantike. Të ndërgjegjshëm për vlerat e lirisë, shqiptarët ndjehen sot krenarë që janë rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara dhe koalicionit  global në luftën kundër ISIS, terrorizmit ndërkombëtar dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shton Nishani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.