Bota

Një avion me 78 pasagjerë në bord bën ulje të detyruar në Rusi

Një avion rus me 78 pasagjerë në bord u detyrua të njoftojë kullën e kontrollit për një ulje emergjente, pas një defekti teknik të konstatuar në një nga motorët.

1427279717ut-airPilotët lajmëruan për uljen e detyruar autoritetet e aeroportit të Pulkovos, në veri të qytetit rus. “Boeing 737”, sipas tyre, kishte pësuar defekt në motor. Avioni u ul rreth orës 12.35 me orën lokale.

Avioni po fluturonte nga Moska në Shën Pjetërsburg.

Ndërkaq, edhe sipas një komunikate të lëshuar nga kompania ajrore, “defekti në motor ka detyruar ndërprerjen e fluturimit”.

Megjithatë, kompania nuk i dha përgjigje pyetjes që qarkullon në disa raporte, pse u lejua fluturimi i avionit nëse dihej paraprakisht situata për defekt në një prej motorëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button