☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▲0%
ARI 4,321 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,715 ▲ +0.7% ETH $2,693 ▲ +0.43% XRP $1.5293 ▲ +0.77% SOL $123.2200 ▲ +1.97%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Opinion

Një histori korruptimi jo dashurimi

Nga BLEDI KAJSIU

Ka një përpjekje, veçanërisht në mediat pro-qeveritare, por jo vetëm, për tu marrë me dimensionin rozë të skandalit të kryetares së SHISH Vlora Hyseni me të pandehurin Ergys Agasi.

Tendenca është produkt sa i interesit mediatik për skupe seksuale edhe i maskilizmit që domionon mediat tona,  që femrën e identifikon me emocionin, irracionalitetin dhe dobësinë ndërsa mashkullin me racionalitetin, qëndrueshmërinë dhe forcën.

Nga këtu është e lehtë të kuptosh se përse shumë media dhe analistë janë fiksuar me marrdhënien “dashurore” mes kryetares së SHISH dhe Agasit, apo me paraqitjen e këtij të fundit si zhigolo. Llogjika maskiliste na shpegon së rënia e zonjës Hyseni buroi nga dobësia e saj emocionale, në përputhje të plotë me steriotipet tona shoqërore rreth “dobësisë” së gruas.

Një shpjegim i tillë i shërben shumë edhe pushtetit sepse e zhvendos vëmendjen nga korruptimi tek dashurimi i znj. Hyseni. Pak rëndësi ka në këtë shpjegim fakti që edhe nëse “historia e dashurisë” ka ekzistuar, burimi i saj është paraja dhe pushteti shumë më tepër se ndjenja.

Është e vështirë të besosh se kryetarja e SHISH do ish dashuruar me Ergys Agasin nëse ai nuk do kish pasur pushtetin, pasurinë dhe lidhjet me botën e krimit që i kish mundësuar marrdhënia me kryeministrin Rama. Këto janë arsyet që shpjegojnë lidhjen e ngushtë të Hysenit me Agasin, pavarësisht nëse ishte shoqërore, seksuale apo platonike.

Ka plot djem më të bukur dhe më të rinj, dhe shumë më të ndershëm, se Ergys Agasi në administratën tonë publike dhe në SHISH që janë nënpunës të thjeshtë, me të cilët Hyseni mund të ish dashurar në mënyrë romantike, edhe pse jo etike apo ligjore, për të plotësuar nevojat e saj njerëzore dhe shpirtërore.

Ama numërohen me gishtat e dorës tipa si Agasi që kontrollojnë dhe vjedhin miliona euro në tendera, që kanë lidhje të fuqishme me botën e krimit dhe që njëkohësisht janë miq të kryeministrit Rama, me të cilin pinë verë të shtrenjtë në zemër të pushtetit. Të gjitha këto fakte, që kryeministri pretendon se nuk i dinte, Vlora Hyseni si kryetare e SHISH i kish të qarta.

Ajo e njihte shumë mirë pasurinë, pushtetin, lidhjet me botën e krimit dhe afërsinë e Agasit me kryeministrin, dhe pikërisht për këtë u lidh me të. Nuk ishte pamja prej urithi e Agasit, sharmi i tij intelektual, apo personaliteti i tij elektrizues që e “dashuruan” kryetaren e SHISH. Ishte thjesht pushteti, paraja dhe lidhjet e forta me kryeminsitrin Rama dhe botën e krimit që e transformuan Gysin në një objekt adhurimi.

Kjo nuk është një histori dashurie por korruptimi. Tendenca e mediave dhe e analistëve për ta portretizuar Ergys Agasin si një zhigolo romantik fsheh kyçin e suksesit të tij si urithi që hapte kanalet e komunikimit mes pushtetit, krimit dhe korrupsionit. Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik.

Ndaj rasti i Vlora Hysenit është sindroma e një administrate publike që popullohet nga banaliteti administrativ dhe politik që ekzistencën njerëzore e ka reduktuar tek adhurimi i pushtetit, parasë dhe i “të fortëve”.

Në fakt, bëhet fjalë për një sindromë të gjerë të shoqërisë sonë në përgjithësi që prej kohësh ka vendosur adhurimin e forcës dhe parasë mbi çdo vlerë tjetër, si ndershmëria, kreativiteti apo parimet. Në shumë segmente të shoqërisë sonë, duke përfshirë edhe artin dhe mediat, ekziston adhurimi dhe respekti implicit për modelin e “të fortëve” narkotrafikant që janë pasuruar në mënyrë marramendëse.

Ama është tronditëse të shikosh konsolidimin e këtij fenomeni në majat e shteti shqipëtar që duhet të ishin anti-korpet e tij. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.

Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetarit të thjeshtë të cilin ajo kish për detyrë ta mbronte dhe ta orientonte.

Adhurimi apo “dashuria” e kryetares së SHISH për një “të fortë” ordiner, një urith të krimit dhe të korrupsionit, për të cilin ajo duket se ka dhunuar parimet themelore të shtetit shqiptar, tregoi se zonja në fjalë e kish humbur tërësisht busullën morale dhe parimore në aktivitetin e saj në krye të SHISH.

Fatkeqësisht është i njëjti fenomen që përsëritet vazhdimisht në çdo skandal të qeverisjes dhe administratës së lartë të kryeministrit Edi Rama. Fytyrën e Vlora Hysenit mund ta zëvendësojmë me atë të Belinda Ballukut, Arben Ahmetaj, Evis Berberi, Erjon Veliajt apo me drejtorët 5D në Bashkinë e Tiranës.

Panteoni i korruptimit në administratën Rama pasurohet çdo ditë me fytyra dhe skandale të reja. Natyrisht që në krye të tij qëndron vetë kryeminsitri që veshi me pushtet, respekt dhe influencë një urith si Ergys Agasi duke e kthyer banalitetin korruptiv në modus operandi të administratës së tij.

Në një botë të tillë nuk ka hapësirë për parime, dashuri, romantizëm apo sensibilitet human. Dashuria mund të degjenerojë në korruptim, madje edhe në banalitet. Ama banaliteti dhe korruptimi kurrë nuk prodhojnë dashuri.

Ndaj historia Hyseni – Agasi nuk është një histori rozë mes dy personazheve romatik që sakifikojnë gjithçka për dashurinë alla Romeo dhe Zhuljeta. Ёshtë një histori e zezë dhe banale e korruptimit të një zyrtareje të lartë me një person të inkriminuar.

Skenari i saj është shkruar nga Kryeartisti Rama. Ai është autori i vërtetë kësaj historie, sepse të dy protagonistët e saj, Gysi dhe Vlora, janë tërësisht krijesat e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.