🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▲0%
ARI 4,321 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,460 ▲ +0.26% ETH $2,677 ▼ -0.4% XRP $1.5141 ▼ -0.69% SOL $122.0900 ▲ +0.54%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
28 Sht 2026
Breaking
Kosova

Cakolli: Do të ishte fyerje që seanca e nesërme të përfundonte me përplasje partiake për Hagën

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka bërë thirrje që partitë parlamentare të arrijnë një qëndrim të përbashkët institucional lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Cakolli ka thënë se do të ishte e papranueshme që seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës të shndërrohej në përplasje mes partive apo në paraqitje të deklaratave të ndryshme për aktgjykimin.

“Do të ishte e papranueshme që seanca e nesërme e Kuvendit të Kosovës të përfundonte në përplasje partiake apo deklarata konkurruese për verdiktin e Hagës, të cilin vetë partitë po e cilësojnë si goditje ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, pas një vonese prej gati dy javësh, partitë parlamentare duhet të synojnë një qëndrim institucional me pajtim sa më të gjerë politik.

“Minimumi që u kërkohet partive parlamentare është të dalin me një qëndrim institucional me pajtim sa më të gjerë politik”, ka deklaruar ai.

Cakolli ka përmendur edhe protestat e zhvilluara në Kosovë dhe në vende të ndryshme të botës, duke thënë se përplasjet politike në Kuvend do të ishin një fyerje për qytetarët që kanë protestuar në mbështetje të luftës së UÇK-së.

“Pas protestave e thirrjeve të mijëra qytetarëve në Kosovë dhe gjithandej botës për mbrojtjen e luftës çlirimtare, do të ishte fyerje për ta që nesër deputetët ta harxhonin seancën në përplasje e mospajtime me njëri-tjetrin, duke e kthyer edhe këtë çështje në vazhdim të përplasjeve të tyre të zakonshme”, ka shkruar Cakolli.

Në fund, ai ka ngritur një pyetje ndaj partive politike në rast se nuk arrijnë të bashkohen rreth kësaj çështjeje.

“Nëse partitë politike nuk arrijnë të bashkohen as për këtë çështje, atëherë për çka saktësisht janë të gatshme ta vënë interesin e vendit përpara interesit partiak?”, ka përfunduar Cakolli./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.