🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 52,972 ▲2.29%
NASDAQ 25,912 ▲2.13%
NAFTA 93.16 ▼3.05%
ARI 4,055 ▲2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $79,242 ▲ +2.38% ETH $2,349 ▲ +2.53% XRP $1.3044 ▲ +2.03% SOL $94.5800 ▲ +1.06%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 52,972 ▲2.29 % NASDAQ 25,912 ▲2.13 % NAFTA 93.16 ▼3.05 % ARI 4,055 ▲2.92 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 52,972 ▲2.29 % NASDAQ 25,912 ▲2.13 % NAFTA 93.16 ▼3.05 % ARI 4,055 ▲2.92 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

“Një moment krenarie për Shqipërinë”/ Rama reagon pas publikimit të raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, mundësi

“Një moment krenarie për Shqipërinë”.

Kështu e vlerësoi sot kryeministri Edi Rama publikimin e raportit të Progresit të BE.

“Dera e BE e hapur, mundësia e hyrjes më reale se kurrë!”, shtoi ai mes të tjerash në postimin e tij në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama në platformën X:

“Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë.

Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane.

Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian.

Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën.

Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë.

Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë.

Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.