☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $59,341 ▼ -0.8% ETH $1,648 ▼ -0.67% XRP $0.9307 ▼ -1.47% SOL $70.6800 ▼ -0.8%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kosova

Një muaj paraburgim për tre të dyshuar në Prishtinë, nëna dyshohet se trafikoi vajzat e saj të mitura

Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit. E.B. dyshohet se keqpërdori autoritetin prindëror për të mundësuar shfrytëzimin seksual të vajzave të saj, ndërsa dy të pandehurit e tjerë, 67 dhe 70 vjeç, dyshohen për shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të pandehurve, E.B., M.C. dhe R.S., në një rast të rëndë të trafikimit me njerëz dhe të shfrytëzimit seksual të dy të dëmtuarave të mitura, siç njofton KosovaPress.

Sipas Gjykatës, e pandehura E.B., nëna e vajzave, dyshohet për veprën penale “Trafikimi me njerëz”. Ajo dyshohet se, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin prindëror, ka mundësuar shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave apo përfitimeve të tjera materiale.

Dy të pandehurit e tjerë, M.C., 67-vjeçar, dhe R.S., 70-vjeçar, dyshohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, raporton KosovaPress.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, duke vlerësuar se lënia në liri e të dyshuarve paraqet rrezik real për arratisje, për ndikim tek të dëmtuarat e mitura, si dhe për përsëritje të veprave penale.

Kundër aktvendimit për caktimin e paraburgimit, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. Të tre të pandehurit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.