☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▲0.69%
DOW 51,139 ▲0.42%
NASDAQ 27,179 ▲1.14%
NAFTA 91.52 ▼1.45%
ARI 4,166 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,692 ▼ -0.39% ETH $2,682 ▼ -0.89% XRP $1.4962 ▼ -0.41% SOL $119.5500 ▲ +0.66%
S&P 500 7,719 ▲0.69 % DOW 51,139 ▲0.42 % NASDAQ 27,179 ▲1.14 % NAFTA 91.52 ▼1.45 % ARI 4,166 ▼0.86 % S&P 500 7,719 ▲0.69 % DOW 51,139 ▲0.42 % NASDAQ 27,179 ▲1.14 % NAFTA 91.52 ▼1.45 % ARI 4,166 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Opinion

Një nen i padobishëm që ngatërron prokurorin fajtor me lajmësit

Nga Mero Baze

Në një nga propozimet për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale është edhe kufizimi i shtypit për të botuar, pa lejen e gjykatës së shkallës së parë, materiale që nuk janë në dosjen e paraqitur në gjykatë.

Parimisht, kjo praktikë ka shkaktuar shumë probleme lidhur me gjykimin dhe paragjykimin e të pandehurve, pasi, në shumicën e rasteve, materialet që “rrjedhin” nga prokuroria synojnë bërjen e një gjyqi popullor para atij në gjykatë për të pandehurit. Dhe kjo është një praktikë e shëmtuar, që në Shqipëri është kthyer në normë.

Shto këtu pastaj edhe spekulimin dhe etjen për klikime dhe shumë viktima dënohen nga shtypi para se t’i dënojë gjykata.

Por ky nuk është një problem i gazetarëve, por i prokurorisë. Roje të dosjes hetimore janë prokurorët, jo shtypi. Ndryshimet duhet të synojnë hetimin dhe ndëshkimin e prokurorëve përgjegjës që rrjedhin materialet në shtyp dhe jo të gazetarëve.

Të bësh betejë me gazetarët në vitin 2026 për rrjedhjen e informacionit nga dosjet e prokurorëve dhe t’i detyrosh ata të shkojnë në gjykatë është një betejë e humbur.

Ato materiale nuk duhet të dalin nga dosja dhe kush i nxjerr duhet të dënohet. Po dolën, nuk ka rëndësi nëse i publikon një gazetë, një televizion apo një portal. Janë miliona llogari anonime në rrjetet sociale që mund të të bëjnë gjëmën shumë herë më tepër sesa shtypi profesional.

Rasti më i fundit, ai i videove intime të disa artistëve, nuk është publikuar thuajse nga asnjë televizion apo gazetë serioze, edhe pse nuk ka ligj që i ndalon. I ka ndalur përgjegjshmëria dhe distanca ndaj një gjëje të pështirë. Por atyre u ka ndodhur gjëma. Miliona shqiptarë ia përcjellin njëri-tjetrit videot dhe rrjetet sociale janë kthyer në gjykatës popullor, në emër të një morali që vetë nuk e kanë njohur.

Prandaj ky nen, pra pika 14 e nenit 103, që flet për “Ndalimin e publikimit të akteve dhe të pamjeve të procedimit penal”, është e dobishme të fokusohet tek ata që nxjerrin sekretin dhe jo tek ata që e botojnë.

Ata që nxjerrin sekretin janë prokurorë ose oficerë të policisë gjyqësore, të cilët e kanë kthyer këtë praktikë në një politikë të re penale ndaj të pandehurve, sidomos në rastet kur janë politikanë apo njerëz të njohur të botës së krimit.

Nuk po them se neni është i rrezikshëm, por, më së paku, është i padobishëm. Nuk i mbron dot duke ndaluar disa gazeta apo televizione të regjistruara që të mos i botojnë. Nëse dalin nga dosja, ato do të botohen dhe dëmi do të jetë edhe më i madh, duke u censuruar media profesionale.

Ajo që duhet bërë është krijimi i një praktike hetimi dhe ndëshkimi për çdo prokuror apo oficer të BKH-së, kur dosja e tij rrjedh në publik, përveç pjesës që shkon në gjykatë.

Kjo praktika që gazetarët të shkojnë të marrin leje tek Erion Bani apo ndonjë shok i tij për të botuar lajmin, kur ai të kërkon edhe emrin e gjyshes për të të futur në sallë, është qesharake.

Nuk i duhet pas 40 ditësh leja një medieje, edhe sikur t’ia japë gjykata. Lajmi ka vlerë atë ditë që ndodh. Ndaj prokuroria duhet shtrënguar dhe duhet dhënë shembull ndëshkimi kur rrjedhin materiale të tilla, pasi i rrjedhin qëllimisht dhe kjo është vepër penale e pastër.

Po dolën, pastaj mos prisni të mos i marrë vesh njeri. Sot nuk janë në treg 10 gazeta e 20 televizione, por tre milionë shqiptarë me telefon në dorë, që nuk duan t’ia dinë fare për këtë nen.

Mos prodhoni lajme në mënyrë të pandershme. Kjo është e vetmja zgjidhje. Nëse i prodhoni, mos kërkoni t’i ndalni, se nuk ia dilni dot.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.